LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi 72-vjeçar me aftësi të mahnitshme në ushtrimet e palestrës (Video)

Gjyshi 72-vjeçar me aftësi të mahnitshme në ushtrimet e palestrës (Video)

Huan Ching-hsin nga Pingtung i Tajvanit, është bërë model i shumë sportistëve, të cilët merren me ndërtimin trupor.

Megjithëse është 72-vjeçar, trupi i tij me muskuj mund të krahasohet me të rinjtë që shkojnë rregullisht në palestër, transmeton Telegrafi.


Gjatë kohës kur nuk është në fermë, ai shkon të bëjë ushtrime fizike ku përfshihen edhe ngritja e peshave deri në 120 kilogramë.

Videoja që mund të shihni më poshtë, është përhapur në internet sepse shumë njerëz kanë qenë të interesuar të shohin një gjysh të moshuar duke bërë ushtrime mjaft të vështira. /Telegrafi/