LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari Kalludra mund t’i gjobiste edhe më shumë Veselin dhe të tjerët

Gjyqtari Kalludra mund t’i gjobiste edhe më shumë Veselin dhe të tjerët

Ndonëse muajin e fundit ka qenë shumë aktiv me turin e tij të dëgjimit, teksa vetëm ditën e djeshme përmes faqes së tij në rrjetin social “Facebook” kreu i PDK-së dhe Kuvendit Kadri Veseli njoftoi se u takua me ekspertët e bujqësisë dhe ishte pjesë e Forumit Ekonomik të Prodhuesve, ai nuk gjeti kohë për të shkuar në gjykatë ku ishte ftuar si dëshmitar.

Për mosparaqitje në gjykatë Veseli u gjobit me 200 euro.


Beqir Kalludra, kryetari i trupit gjykues në procesin gjyqësor ku katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” po gjykohen për hedhje të gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës tha se dëshmitarët/ të dëmtuarit, Kadri Veseli, Bekim Haxhiu, Xhavit Haliti, Armend Zemaj, edhe pse ishin të ftuar nuk u paraqitën në gjykatë për të dëshmuar.

Për këtë motiv, Kalludra vendosi të zbatojë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës për raste kur dëshmitarët nuk paraqitën për të dëshmuar.

Neni 135 i kësaj dispozite parasheh se kur dëshmitari i cili është thirrur me rregull enuk paraqitet, ndërsa mosparaqitjen nuk e arsyeton, ose pa leje dhe shkak të arsyeshëm largohet nga vendi ku duhet të pyetet, mund të detyrohet të paraqitet dhe mund të dënohet me gjobë deri dyqindepesëdhjetë 250 euro për çdo herë që nuk paraqitet në gjykatë.

Edhe pse Xhavit Haliti e Bekim Haxhiu reaguan duke thënë se nuk kishin marrë ftesë për të dëshmuar, gjyqtari Kalludra të gjobiturve ua kurseu nga 50 euro.

Neni 135 parasheh edhe mundësi të tjera dënimi për dëshmitarët që nuk paraqiten në gjykim.

Kreu i Kuvendit të Kosovës dhe deputetet tjerë që munguan në gjykim rrezikojnë që nëse refuzojnë të dëshmojnë, mund edhe të burgosen deri sa të vendosin që të dëshmojnë, por jo më gjatë se 1 muaj.

Ndryshe nga deputetët që nuk u paraqitën në gjykatore, kolegët e tyre Nuredin Ibishi, Flora Brovina dhe Blerta Deliu, u paraqitën në gjykatë por nuk mundën të japin dëshminë e tyre pasi që kushtet ligjore nuk u përmbushën për shkak të mungesës së prokurores Fikrije Fejzullahu dhe të akuzuarit Albin Kurti për të cilin gjyqtari tha se do të lëshojë fletarrest.

Lëvizja “Vetëvendosje” e quajti joligjor vendimin e gjykatës lidhur me Albin Kurtin. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori