LAJMI I FUNDIT:

Gjykata themelore Shkupi 1: Janeva dhe Fetai u sollën në mënyrë joprofesionale në gjykatë

Gjykata themelore Shkupi 1: Janeva dhe Fetai u sollën në mënyrë joprofesionale në gjykatë

Gjykata themelore Shkupi 1 konsideron se sjellja e prokuroreve speciale në seancën e sotme për dhunën në komunën Qendër të Shkupit është një mosrespektim i pa mbajtur mend i gjykatës dhe pushtetit gjyqësor në histori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata paralajmëroi se lëndën do ta dorëzojë në Këshillin e prokurorëve publik dhe do të kërkojë që të deklarohet për këtë çështje. Për këtë gjykatë, prokuroret speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai janë sjellë në mënyrë joprofesionale, duke e keqpërdorur të drejtën e fjalës dhe duke shkelur çdo parim të kodit të etikës të prokuroris publike./Telegrafi/