0Shares

Gjykata Supreme, përmes trupit gjykues të përbërë prej një gjykatësi të EULEX-it dhe dy gjykatësve vendës dhe i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, urdhëroi zhvillimin e rigjykimit kundër shtatë të pandehurve të akuzuar për zhvatje dhe kontraktim të përfitimit joproporcional nga një pronë.

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme e ka pranuar ankesën e paraqitur nga prokurori publik dhe e ka anuluar vendimin e Gjykatës së Qarkut të Prizrenit, duke e dërguar kështu rastin për rigjykim.

Të pandehurit Skender Nimani, Marjan Kçira, Tun Kçira, Selim Kastrati, Valon Kyqyku, Afrim Berisha të akuzuar për vepër penale të zhvatjes, dhe Nezir Kryeziu i akuzuar për vepër penale të kontraktimit të përfitimit joproporcional nga një pronë, të gjithë ishin liruar nga akuza nga gjykata e shkallës së parë.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror publik i qarkut në Prizren. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)