LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale shpall sot vendimin e Procedurës dhe të Provave

Gjykata Speciale shpall sot vendimin e Procedurës dhe të Provave

Sot kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja An Pauwr-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave më 26 prill 2017 Të mërkurën më 26 prill 2017, Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauwr-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017”, thuhet në njoftimin e zyrës së  Dhomës Specializuar të Gjykatës Speciale.

Kryegjykatësja do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht. Përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje, dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.  /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori