LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale kërkon sqarime nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Speciale kërkon sqarime nga Gjykata Kushtetuese

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka dërguar për vlerësim në Kushtetuese, nëntë prej rregullave të gjykatës nga Rregullorja e Procedurës dhe të Provave të Speciales, pasi janë rishkruar ato.

Kushtetuesja, në fund të prillit 2017, kishte shpallur këto rregullat 19, 31, 32, 33, 35, 36, 38, 54, dhe 158 të rregullores së Procedurës dhe të Provave në shpërpushje me Kushtetutën e Kosovës, dhe nenet që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Rrjedhimisht, Kushtetuesja ka deri në 30 ditë kohë për rishqyrtimin e Rregullores për të siguruar përputhshmërinë e saj me Kapitullin II, përfshirë nenin 55, të Kushtetutës që garanton të drejtat themelore.

Më poshtë është njoftimi i plotë i Gjykatës Speciale:

Referimi i dytë i Rregullores së Procedurës dhe të Provave Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese

Sot, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, i referoi Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese Rregulloren e Procedurës dhe të Provave pas rishikimit të saj prej gjykatësve të mbledhur në seancë plenare në muajin maj.

Referimi bëhet pas rishikimit të nëntë prej 208 rregullave në bazë të Aktvendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 prill 2017.

Rregullat 19, 31, 32, 33, 35, 36, 38, 54, dhe 158, në formën e rishikuar përfshijnë konstatimet e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me standardet më të larta të të drejtave të njeriut dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Këto rregulla trajtojnë mungesën e gjykatësve dhe vijimin e procedurave, masat hetimore që merr Prokurori i Specializuar, rivlerësimin e masës së mbajtjes në paraburgim dhe lirimin e personave të shpallur të pafajshëm nga një trup gjykues.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka deri në 30 ditë për rishqyrtimin e Rregullores për të siguruar përputhshmërinë e saj me Kapitullin II, përfshirë nenin 55, të Kushtetutës që garanton të drejtat themelore. Nëse konfirmohet, Rregullorja do të hyjë në fuqi shtatë ditë pas vendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Pas hyrjes në fuqi të Rregullores, Dhomat e Specializuara do të funksionalizohen tërësisht në aspektin gjyqësor dhe do të jenë të gatshme për kryerjen e procedurave gjyqësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori