LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale drejt ngritjes së aktakuzave, miraton Rregulloren

Gjykata Speciale drejt ngritjes së aktakuzave, miraton Rregulloren

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara kanë miratuar rregulloren e Procedurës dhe Provave me të cilën i hapet rrugë ngritjes së aktakuzave ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Kryetarja e Dhomave të Specializura, Ekaterina Trendafilozva, Rregulloren ia ka dërguar Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për të parë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Për këtë Dhoma e Specializuar ka deri në 30 ditë afat. Rregullorja hyn në fuqi 7 ditë pasi Dhoma e Specializuar ta thotë fjalën e saj rreth kushtetutshmërisë. Pastaj Gjykata Speciale mund të ngrit aktakuzat.


Ky është njoftimi që ka ardhur sot nga Gjykata Speciale:

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës miratojnë Rregulloren eProcedurës dhe të Provave. Më 27 mars 2017, Kryetarja e Dhomave të Specializuara i referoi Dhomës së Specializuar tëGjykatës Kushtetuese, Rregulloren e Procedurës dhe të Provave.

Ky referim vjen pas miratimittë Rregullores së Procedurës dhe të Provave në seancën e parë plenare të gjykatësve tëDhomave të Specializuara të Kosovës.Duke qenë se në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuarpërcaktohet se Kodi i Procedurës Penale i Kosovës nuk është i zbatueshëm në Dhomat eSpecializuara, paraprakisht duhej të miratohej Rregullorja e Procedurës dhe e Provave qërregullon kryerjen e procedurave gjyqësore në të gjitha nivelet e Dhomave të Specializuara:në Dhomën e Gjykatës Themelore, Dhomën e Gjykatës së Apelit, Dhomën e Gjykatës Supremesi edhe funksionet e Gjykatësit Paraprak.

Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese miratuan rregulloren e tyre procedurale që do të përfshihet në Rregulloren eProcedurës dhe të Provave. Rregullorja e Procedurës dhe e Provave i kushton rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve,viktimave dhe personave të tjerë të rrezikuar për shkak të dhënies së dëshmisë, osebashkëpunimit të tyre me Dhomat e Specializuara.

Në tërësi, Rregullorja e Procedurës dhe eProvave synon të fuqizojë paanësinë, drejtësinë, shpejtësinë, efikasitetin, ndershmërinë dhesigurinë e procedurave të Dhomave të Specializuara, duke respektuar njëkohësishtKushtetutën dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.Me këtë rast, Kryetare Trendafilova deklaroi:

“Me miratimin e Rregullores së Procedurës dhetë Provave në më pak se dy muaj pas emërimit të tyre, gjykatësit treguan dijeni dheprofesionalizëm të shkëlqyer dhe një përkushtim absolut për një procedurë solide, efikasedhe të drejtë e të paanshme në Dhomat e Specializuara. Falënderoj të gjithë gjykatësit përpërpjekjet e tyre të bashkërenduara dhe kontributin e tyre rrënjësor.

”Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të ketë tridhjetë ditë për shqyrtimin eRregullores së Procedurës dhe të Provave, për të përcaktuar nëse kjo Rregullore përputhetme Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës. Rregullorja e Procedurës dhe e Provave hyn në fuqishtatë ditë pasi Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të ketë vendosur mbikushtetutshmërinë.

Me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Dhomate Specializuara funksionalizohen tërësisht në aspektin gjyqësor. Gjatë seancës plenare, gjykatësit miratuan edhe dy dokumente të tjera që kanë rëndësi përfunksionimin e Dhomave të Specializuara – Kodin e Etikës Gjyqësore dhe Rregulloren përCaktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara.

Kodi i Etikës Gjyqësore rregullonstandardet profesionale që zbatohen për gjykatësit dhe gjithashtu përcakton masatdisiplinore në rast se kryhet sjellje kundërvajtëse. Rregullorja për Caktimin e Gjykatësve tëDhomave të Specializuara rregullon caktimin e gjykatësve në trupat gjykues përkatës tëDhomave të Specializuara.

Kodi i Etikës Gjyqësore dhe Rregullorja për Caktimin e Gjykatësvetë Dhomave të Specializuara hynë në fuqi menjëherë pas miratimit dhe mund të gjenden nëfaqen e Dhomave të Specializuara në Internet.Rregullorja e Procedurës dhe e Provave do të bëhet publike pasi Dhoma e Specializuar eGjykatës Kushtetuese të ketë vendosur mbi kushtetutshmërinë e Rregullores.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori