LAJMI I FUNDIT:

Gjykata dënon babain e Gigi dhe Bella Hadid (Foto)

Gjykata dënon babain e Gigi dhe Bella Hadid (Foto)

Mohamed Hadid, babai i modeleve Gigi dhe Bella, po ndërtonte një shtëpi prej 30.000 metra katrorë, pavarësisht nga kërkesa e qytetit të Los Anxhelosit që ndërtimi të ndalet tre vjet më parë.

“Los Angeles Times” raporton se “ndërtimi vazhdoi ilegalisht në shtëpinë masive, duke kundërshtuar rendin e qytetit”.


Shtëpia super e madhe (megamansioni) thuhet se është më e madhe dhe më e gjatë se sa që e lejojnë rregullat e qytetit.

Dhomat e gjumit, kuverta dhe një teatër IMAX 70 vendesh nuk ishin miratuar asnjëherë nga gjykata e Los Angjelosit.

Gjyqtari Eric Harmon dënoi Hadid me tre vjet kusht dhe urdhëroi të paguante më shumë se 3,000 dollarë gjobë të plotë, 200 orë shërbim në komunitet dhe t`i paguajë qytetit dëmshpërblim 14,000 dollarë. /Indeksonline/Telegrafi/