LAJMI I FUNDIT:

Gjuriqi në Kosovë me leje të institucioneve kosovare

Gjuriqi në Kosovë me leje të institucioneve kosovare

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, është parë sot në Gazimestan.

Për hyrjen e tij në territorin e Kosovës ai ka marrë leje nga institucionet kosovare.


Këtë e ka konfirmuar Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme.

“Po, ka pasur leje, shkaku i festave. Me leje pasi që nëpër festa asnjëherë nuk janë ndaluar, edhe pelegrinë ka pasur shumë”, tha Xhema i pyetur nga KALLXO.com.

Marko Gjuriqi u pa sot në mesin e serbëve të cilët erdhën për shënimin e përvjetorit të Betejës së Kosovës.

Në shtator të vitit të kaluar Policia e Kosovës kishte ndërprerë vizitën e Gjuriqit në Graçanicë me arsyetimin se kishte shkelur marrëveshjen për të mos përçuar mesazhe politike.