LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq për Trepçën: Gati për më të keqen

Gjuriq për Trepçën: Gati për më të keqen

Serbia do të vazhdojë të mbështesë Ndërmarrjen “Trepça”, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Për ne është e rëndësishme që asnjë punëtor i Trepçës të mos humbas punët”.


“Deri më tani, çdo gjë është normale, porse ne jemi të përgatitur për më të keqen, nuk do të rrimë duarkryq”.

“Është detyra jonë që të marrim masat politike, ligjore dhe të gjitha të tjerat që të sigurojmë Trepçën”, ka deklaruar Gjuriq, njofton Klan Kosova.