LAJMI I FUNDIT:

Gjumi i mirë vjen duke ngrënë

Gjumi i mirë vjen duke ngrënë

Deri në ç’pikë ndikon ushqimi në qetësinë e natës? Për të propozuar këtë ‘dietë’ mbrëmësore, kemi pyetur ekspertët se si t’i shmangim gabimet e zakonshme të të ushqyerit.

Sigurisht, darka mund të jetë shkak pagjumësie, por para se të ndërrojmë dyshekun apo t’ua vëmë fajin të tjerëve, ose më keq akoma të fillojmë të marrim hapje për gjumë, le të provojmë të shohim se çfarë kemi vënë në pjatë.


Kafeina për shembull, e pranishme në nxitës të tillë si çaji, kafeja, lëngjet e gazuara, shton prodhimin e dopaminës dhe noradrenalinës, dy neurotransmetues që na bëjnë më dinamikë dhe të gjallëruar, transmeton Telegrafi.

Kafeina vepron në trurin tonë deri në 6 orë pasie kemi marrë. Ja pse këshillohet që kush ka probleme me gjumin, të mos pijë kafe pas orës 17:00.

Për një gjumë të qetë shërbejnë ato ushqime që aktivizojnë prodhimin e melatoninës, i quajtur ndryshe edhe hormoni i gjumit, që rregullon ritmet biologjike të trupit. Prodhohet në mungesë të dritës dhe si sintezë e serotoninës.

Më shumë lucide, më pak proteina

Serotonina e melatonina, që lejojnë një cilësi të mirë të gjumit, prodhohen nga trupi ynë me ndihmën e një substance pak të njohur, triptofanit, një aminoacid që gjendet në shumë ushqime, si për shembull bananet, qumështi, gjeldeti, ananasi, veza, arrat, marulet.

Magneziumi ka një fuqi qetësuese tek të vjetrit, që shpesh flenë pak dhe keq, kurse vitamina B6 është e nevojshme për të zvogëluar nervozizmin. Edhe çokollata është e pasur me magnezium, por duhet të jetë e zezë me të paktën 80% kakao. Mjaftojnë dy katrorë të marrë ditën, sepse fuqia e saj energjike në mbrëmje mund të shndërrohet në një ngacmues.

Presidential_Couple_0612

Në mbrëmje, është mirë të shmangen ëmbëlsirat, buka e bardhë, çokollatat me qumësht, orizi i rafinuar dhe të zëvendësohen me drithëra integrale, zarzavate dhe fruta të freskëta, që kanë një fazë asimilimi më të gjatë, rreth tri ose katër orë. Kjo do të thotë se norma e glikemisë rritet më ngadalë dhe gjumi nuk turbullohet.

Rregullat e butësisë fitojnë gjithnjë

Një këshillë tjetër është ajo e zgjedhjeve të moderuara të mishit të kuq në menynë e darkës meqë përmban tirosinë, një aminoacid që zvogëlon furnizimin me triptofan. Këto mishra, që prodhojnë gjak në fakt, rekomandohen në raste anemie, dhe vitamina B 12, që favorizon dyfishimin e qelizave, pra në fund stimulojnë metabolizmin dhe në një farë kuptimi mund të prodhojnë energji.

Ka edhe ushqime që vonojnë tretjen ose shtojnë temperaturën trupore, provokojnë vështirësi për të fjeture për rrjedhojë, nuk janë më të përshtatshmit për ata që kanë probleme me gjumin. Bëhet fjalë për pjata me shumë erëza, djathërat, të skuqurat, mishrat e yndyrshëm, ëmbëlsirat industriale, të gjitha ushqimet me yndyra të shtuara, të cilat mes të tjerash rrisin edhe kolesterolin.

Në fund do të shkatërrojmë famën e një miku: alkoolit, i cili provokon shqetësime të gjumit, që manifestohen në një sërë zgjimesh të vogla. Rezultati: me t’u zgjuar në mëngjes, ndihemi të lodhur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori