LAJMI I FUNDIT:

Gjuha “anglo-shqiptare”: “Gjast merridë” në Prishtinë (Foto)

Gjuha “anglo-shqiptare”: “Gjast merridë” në Prishtinë (Foto)

Në Perëndim, në makinat e çiftit të ri që niset në muaj të mjaltit, vihet tabela me mbishkrimin: “Just married”!

Kjo fjali në gjuhën angleze, në shqip i bie: “Të porsamartuar”!

Në një foto që po qarkullon sot në internet, e që është bërë më parë nga fotografi i njohjur Arben Llapashtica, shihet një foto e kerrit të kohërave të kaluara, transmeton Telegrafi. Te ky kerr i njohur si pajton – i famshëm dikur e që ishte simbol i kamjes – është vënë një tabelë ku është shkruar në gjuhën “anglo-shqiptare”: “Gjast merridë”!

Sidoqoftë, nëse në pajton është çifti i porsamartuar: urime e të trashëgoheni! E, nëse është “marketing”, nuk është për ta hedh poshtë sensin e humorit! /Telegrafi/

gjast