LAJMI I FUNDIT:

Gjuetia e derrave të egër, “bashkon” PDK-në dhe LDK-në!

Gjuetia e derrave të egër, “bashkon” PDK-në dhe LDK-në!

Grupe të armatosura zbarkuan me mëngjes të dielën në malet e Keqekollës. Ata po kërkonin gjurmë të derrave të egër. Por, edhe nëse hasin në ndonjë dhelpër nuk do të ishte keq.

Me një të tillë rreth 100 gjuetarë e bënë sefte këtë sezon të gjuetisë . E, një grup tjetër pati më shumë fat: ata vranë një derr të egër.

Për vrasjen e shtazëve të egra gjuetarët patën leje. Ndërsa, te Dheu i Kuq në Keqekoll fatin e provoi edhe kreu u gjuetarëve të Shqipërisë.


Në këto male të Komunës së Prishtinës u harruan edhe rivalitetet politike. Për gjah dolën bashkë edhe PDK e edhe LDK. Por, asnjëri nuk folën për politikë. Aty ishin edhe Nait Hasani, deputet i PDK-së, e edhe Nuredin Ibishin, deputet i LDK-së.

U tha se ky aktiviteti i shërben shoqatës së gjuetarëve për integrime në shoqata ndërkombëtare. Ndërsa, pasi përfunduan gjahun, të gjithë së bashku patën përshëndetje të veçantë. /Klan Kosova/