LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini rreth bredhit të festave të fundvitit (Foto)

Gjithçka që duhet të dini rreth bredhit të festave të fundvitit (Foto)

Bredhat e festave të fundvitit veçse kanë filluar të dalin në shitje, por është vetëm muaji nëntor dhe kjo e nxitë pyetjen se kur është në rregull ta vendosni bredhin?

Fytyrat publike si Sharon dhe kelly Osbourne, Jodie Marsh, Medan McKenna dhe Imogen Thomas veçse i kanë vendosur bredhat e tyre, por a nuk presin shumica e njerëzve deri në muajin dhjetor?


Kur duhet ta vendosni bredhin e festave të fundvitit?

Bredhat dallojnë shumë këto ditë – disa janë nga plastika, e disa tjerë janë origjinal, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, romakët thuhet se kanë pritur deri pas pasdites së natës të Krishtlindjeve për ta vendosur bredhin, pavarësisht se ditëve të sotme shumica e vendosin me 1 dhjetor ose në të shtunën e dytë të muajit dhjetor.

2

Përse ne kemi bredha të festave të fundvitit?

Përdorimi i gjetheve të gjelbra nga një pemë edhe më e gjelbër për t’i dekoruar shtëpitë gjatë stinës së dimrit kishte filluar si traditë pagane, e dizajnuar si simbol i jetës mes errësirës dhe ftohtit të netëve dimërore.

Tradita daton edhe në kohërat romake – ku ata e kanë bërë të njëjtën gjë zakonisht rreth festave të fundvitit. Njerëzit në Evropën veriore kishin bërë diçka të ngjashme duke i vendosur degët në kuti gjatë tërë dimrit.

Christmas. Glowing fireplace, hearth, tree. Red stockings. Gifts and decorations.

Përse i dekorojmë bredhat?

Ishin vitet e 1500’ta kur këto pemë të gjelbra kishin filluar të ndërlidheshin me Krishtlindjet.

Tranzicioni nga të qenit dekorim i stinës së dimrit në një simbol të Krishtlindjeve besohet të ketë ardhur nga pemët të cilat janë dekoruar gjatë skeçeve biblike etj.

Skeçet ishin bërë më të potershme dhe shumica nga to ishin ndaluar në shekullin e 16’të, duke i shpirë njerëzit që në vend të kësaj t’i dekorojnë shtëpitë e tyre  me një bredh Krishtlindjeje.

Tradita kishte filluar të rritet nga kjo periudhë dhe eventualisht edhe kishat kishin filluar t’i dekorojnë bredhat e Krishtlindjeve.

Dritat e bredhit…

Kur kishat kishin filluar të vendosin bredha, ata zakonisht i kishin vendosur bredhat afër rafteve me qirinj. Këta qirinj së shpejti do të përdoreshin për dekorimin e bredhit, derisa më vonë kishin evoluar në vendosjen e dritave dhe stolive. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori