LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për garën e vitit në automobilizëm

Gjithçka gati për garën e vitit në automobilizëm

Gjithçka është gati për ngjarjen më të madhe të vitit në automobilizmin e Kosovës Sot dhe nesër në pistën në Sllatinë do të zhvillohet Drag Race 2017.

Më tepër se 120 garues nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe shumë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme, do të ofrojnë atraksione për dashamirët e automobilizmit, interesimi i të cilëve është i jashtëzakonshëm.

Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Auto Klubin Eurogoma RT i ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Optimizmin nuk e fsheh as kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi. Deri të premten pas dite, përmes aplikimit online janë regjistruar 120 garues, por organizatori me gjasë do të vendosë që regjistrimi të vazhdojë edhe të shtunën.

Paraqitja në garë bëhet sot nga ora 08:00 – 10:00, pastaj do të bëhet ndarja në klasa dhe më pas do të jenë vozitjet e lira (provuese), derisa të dielën janë vozitjet zyrtare.

Përveç garave me vetura, të pranishmit do të argëtohen edhe nga ata që do të bëjnë drift, ndërsa kroati Matia Podrash është i ftuar special dhe do të demonstrojë akrobacione me motor, të papara deri më tani në vendin tonë. Edhe sivjet koha do të matet nga ekipi profesionist AK Slavonia nga Kroacia.

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori