LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Ik o Kryeministër, se na turpërove!

Gjini: Ik o Kryeministër, se na turpërove!

Ndaj emërimit të Ivan Todosijeviqit ministër i Administratës së Pushtetit Lokal,  ka reaguar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, duke thënë se kryeministri i Kosovës nuk po mund të emërojë ministra e as t’i shkarkojë ata pa lejen e Serbisë

Emërimin e Todosijeviqit ministër në Qeverinë e Kosovës, Gjini e ka cilësuar turp të madh.

“Turp më të madh nuk mund të përballojë Kosova. Kështu nuk ka qenë as në kohën e UNMIK”, ka thënë Gjini përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Gjinit:

“Se Kosova nuk ka kryeministër e as qeveri u vërtetua edhe sot.

Kryeministri i Kosovës nuk po mund as të emërojë ministra e as t’i shkarkojë ata pa leje të Serbisë. Aq më tepër, Vuciq po ia shkarkon ministrat.

Turp më të madh nuk mund të përballojë Kosova. Kështu nuk ka qenë as në kohën e UNMIK.

Ik o Kryeministër se na turpërove. Kosova nuk i ka borgj lëkurës sate”, (sic.), ka shkruar Gjini. /Telegrafi/