LAJMI I FUNDIT:

Gjiko i pandalshëm, tri koncerte për një natë – të gjitha të zjarrta (Video)

Gjiko i pandalshëm, tri koncerte për një natë – të gjitha të zjarrta (Video)

Hip hop ylli, Gjiko, ka realizuar një gjë të pazakontë të dielën mbrëma, në natën e bajramit.

Reperi i njohur performoi në tri lokacione të ndryshme brenda një nate, ku në të trija ngjarjet ai shfaqi performanca spektakolare.


Së pari ai performoi në lokalin n’Terrasë në Prizren, ku në hapje të këtij lokali ai pa problem e stërmbushi atë duke krijuar atmosferë të zjarrtë.

Më pas ai performoi në Hangover Club në Gjakovë, ku edhe konfirmoi se do të lansojë së shpejti edhe “mixtape” e ku para rreth tre mijë të pranishmëve ndezi atmosferën me hitin e fundit “Faje”.

Kurse, maratonën unike të koncerteve të tij ai e përmbylli në Gjilan, ku në hapje të Stop clubit shfaqi tjetër performancë të zjarrtë para mijëra të pranishmëve në ambientin e ri gjigant në Gjilan.

Gjiko kështu ri-konfirmoi se mbetet një nga artistët më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare dhe i vetmi që pati tri koncerte në një natë të vetme. /Telegrafi/