LAJMI I FUNDIT:

Gjiknuri: I kemi dhënë PD-së garanci që si ka asnjë opozitë në botë

Gjiknuri: I kemi dhënë PD-së garanci që si ka asnjë opozitë në botë

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me strukturat e partisë dhe simpatizantë të rajoneve 1 dhe 2 të qytetit. Partia Socialiste kërkon votën e qytetarëve në këto rajone duke u përfaqësuar respektivisht me kandidatët për deputetë Damian Gjiknuri dhe Edmond Leka.

“Nga dëshira e mirë, edhe nga kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë, ju ofrua diçka në tavolinë Partisë Demokratike. I thamë dakord, do të japim garanci që si ka asnjë opozitë e botës, jo ju kur ishit në qeveri e ne në opozitë që nuk bëhej fjalë të kishim ndonjë garanci. Madje u thamë se u jepnim mundësinë edhe për pjesëmarrje në qeveri, por me kushtin që zgjedhjet nuk mund të shtyhen siç mendonin ata në Shtator, Tetor apo pa fund”, theksoi Gjiknuri duke komentuar lëvizjet politike dhe qëndrimet e Partisë Demokratike.

Duke pranuar që gjatë 4 viteve ka dhe shumë gjëra që nuk janë bërë, Gjiknuri insistoi se askush tjetër gjithësesi përveçse Partisë Socialiste nuk ka bërë dhe nuk bën dot më shumë për Vlorën.

“Nuk i kemi bërë të gjitha dhe unë jam i pari që them se kemi lënë shumë gjëra pa bërë por nuk ka asnjë parti tjetër që do të bënte më shumë për Vlorën dhe po e them se nuk ka asnjë parti tjetër që do të bëjë më shumë për Vlorën. Prandaj, të gjithë për Partinë Socialiste. Fitore! Fitore!”, tha Gjiknuri.

Kandidati tjetër Edmond Leka rreshtoi disa prej veprave të investimit që po ndryshojnë qytetin duke rritur cilësinë e jetesës.

“Në këto 4 vjet bëmë shumë, bëmë shumë për këtë qytet të harruar. Por kemi shumë për të bërë. Në këtë rajon nuk mund të përmend investimet, janë aq të mëdha sa milionat e eurove nuk mund të fliteshin me dy fjalë. Lungomarja, Unaza e Madhe e qytetit që po bëhet, Rruga Dhimiter Konomi dhe bashkimi i saj me unazën. Gjithashtu projektet e mëdha që Bashkia së shpejti do të promovojë për rajonin nr.2 do ta kthejnë atë në një vend tërheqës e cilësisht më të jetueshëm”, nënvizoi Leka.

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u shpreh i bindur në suksesin elektoral të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

“Prezenca juaj, entuziazmi juaj, çdo gjë që ju thoni, çdo gjë që ju mendoni dhe ajo që ju prekni në këtë qytet na jep garanci të gjithëve që jo 18 Qershori por edhe 18 Maji të jetë, edhe 18 Korriku të jetë, Partia Socialiste është fituese e këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Leli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori