LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ia përkujton Serbisë: Zgjidhni problemet me Kosovën

Gjermania ia përkujton Serbisë: Zgjidhni problemet me Kosovën

Deputeti i Bundestagut dhe ish ministri i Punëve të jashtme të Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich, thotë  se Serbinë, në rrugën e saj drejt integrimit evropian, i mbetet zgjidhja e çështjeve me Kosovën.

Siç rapoeron Tanjugu, sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati gjerman thotë se ekzistojnë sinjale të qarta dhe politikë e qartë, që çojnë drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje, transmeton Telegrafi.

Fridrih ka përmendur edhe kapitullin 35 dhe obligimet që duhet të përmbush Serbia.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Friedrich thotë se është e vështirë që nga jashtë të vlerësojë, “por se është e qartë që kryeministri i Serbisë është i vendosur të vazhdojë dialogun”, në nënyrë që në të ardhmen kjo të mos paraqes problem për rrugën e Serbisë drejt BE-së.  /Telegrafi/