LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e Zvicra, prijnë me remitenca në Kosovë

Gjermania e Zvicra, prijnë me remitenca në Kosovë

Zvicra dhe Gjermania vazhdojnë të mbesin dy shtete prej nga vijnë shumica e remitencave në Kosovë. Sipas statistikave që posedojnë autoritetet në Prishtinë, rreth 38 për qind e dërgesave vijnë nga Gjermania, ndërsa më shumë se 22 për qind vijnë nga Zvicra. Madje vitin e fundit janë rritur dukshëm të ardhurat nga mërgimtarët.

Dërgesat siç raportojnë mediet kosovare janë rritur dukshëm. Në periudhën janar-mars, remitancat e jashtme në Kosovë janë rritur në 13.2% për dallim nga viti i kaluar.


“38.5% të këtyre parave, në Kosovë janë dërguar nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe 22.8% nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, sipas shifrave të publikuara në faqen e internetit të Bankës Qendrore të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2015, Kosova ka një popullsi prej 1.77 milionë. Më shumë se 700,000 kosovarë jetojnë jashtë vendit, me 35 për qind të tyre që banojnë në Gjermani”, thuhet në raport. /Telegrafi/