LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, 5.7 milionë të moshuar të rrezikuar nga varfëria

Gjermani, 5.7 milionë të moshuar të rrezikuar nga varfëria

Gjatë vitit të kaluar, 5.7 milionë të moshuar në Gjermani kanë qenë përballë rrezikut të varfërisë dhe përjashtimit social, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputetja e Partisë së majtë Linke, në Bundestagun gjerman, Sabine Zimmermann bazuar në statistikat e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eruostat), tha se gjatë vitit të shkuar numri i të moshuarve që kanë mbetur përballë rrezikut të varfërisë është rritur ndjeshëm.


Sipas këtyre statistikave në vitin 2010 rreth 4.9 milionë të moshuar mbi moshën 55-vjeçare, në këtë vend janë ndikuar nga kjo gjendje. Ndërsa vitin e kaluar kjo shifër ishte 5.7 milionë. Nga ana tjetër gjatë vitit 2015, 20.8 përqind e popullsisë mbi moshën 55-vjeçare ishte e rrezikuar nga varfëria.

Ndërsa në një deklaratë për agjencinë e lajmeve DPA, Zimmermann ka thënë se rritja e vazhdueshme e varfërisë tek të moshuarit, është një tregues i rritjes së fitimit në tregun e punës, papunësisë së lartë tek të moshuarit dhe të ardhurat mujore të pamjaftueshme.

Nga ana tjetër sipas statistikave të Destatis, gjatë vitit 2015, 16.1 milionë njerëz në Gjermani, shifër kjo e cila është rreth 20 përqind e gjithë popullsisë, kanë jetuar të rrezikuar nga varfëria.