LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët të alarmuar nga mikrovlerat e vajit të palmës, ndërsa në Kosovë përdoret pa kontroll (Video)

Gjermanët të alarmuar nga mikrovlerat e vajit të palmës, ndërsa në Kosovë përdoret pa kontroll (Video)

Që nga ushqimi për deri tek supat e gatshme, në shumë produkte ushqimore gjendet vaji i palmës. Por sipas një studimi ai është kancerogjen.

Një studim i Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) tregon rezultate alarmuese. Vaji i palmës në produktet ushqimore mund të jetë kancerogjen dhe të ndryshojë materialin gjenetik! Lidhur me këtë televizioni publik gjerman SWR ka bërë një hulumtim.


Ndërsa përfaqësuesit e shoqatës së qumështarëve në Kosovë thonë se gjermanët janë të brengosur për përdorimin e vajit të palmës në masa mikrogramore, përderisa tek ne është bazë e shumë prodhimeve që shiten kinse si prodhime qumështi.

Esteri Glycidil

Përgjegjës për rrezikshmërinë e këtij vaji është substanca esteri glycidil që vije nga prodhimi i vajit të palmës: Prekursorët (paraardhësit) e substancave kancerogjene munden madje të zhvillohen edhe nga korrja e frutave të palmës ose nga manipulimi i vrazhdë me to gjatë transportit. Ndotja më e madhe shkaktohet nga rafinimi, sepse vaji i palmës ngrohet deri në 200 gradë Celzius. Kështu vaji i palmës pasurohet me esterin glicidil.

Problemi është që: Pa ngrohje të vajit nuk bën, sepse vetëm kështu mund të neutralizohet ngjyra e kuqe dhe era jo e këndshme e tij .

Prof. Edmund Maser, toksikolog në Klinikën Universitare Kiel të Gjermanisë, e di tashmë se sa i rrezikshëm është esteri glycidil.

“Ato mund të dëmtojnë kromozomet, ADN-në, që korrespondojnë me nxitjen për kancer në trup. Atëherë për shkak që acidet yndyrore të esterit glicidil kanë potencial kancerogjen, nuk ka ndonjë dozë të sigurt të tyre. Faktikisht këto substanca janë gjenotoksike dhe nuk kanë vend në ushqim”.

Profitabil dhe për atë më i lirë

Vaji i palmës për një arsye shumë të thjeshtë pëlqehet nga prodhuesit: Frutat e vajit të palmës janë produktive për të sjellur shumë yndyrë të lirë.

Deri me tani vaji i palmës është vaji bimorë më i lirë në treg: shumë më i lirë se vaji Canola dhe vaji i lulediellit. Megjithatë përmban shumë më shumë herë ester glycidil sesa vajrat tjera bimore.

Këtë e tregon shumë qartë Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Rrezikut:

  • “Nivelet më të larta janë gjetur në vajin e rafinuar të palmës dhe në yndyrna”
  • “ Komponimet tregojnë një potencial për të qenë të dëmshme për shëndetin dhe për këtë janë të padëshirueshme në ushqim”

Si reagojnë tregtarët dhe prodhuesit?

Gesche Jürgens ndër vite i njeh reagimet shmangëse të tregtareve dhe prodhuesve në Punkto Palmöl. Ai është ekspert i vajit të palmës në Greenpeace.

”Prodhuesit ende bëjnë shumë pak, për të garantuar që produktet, të cilat përfundojnë në raftet e supermarketeve tona, nuk janë të përgatitura në kurriz të njerëzve dhe mjedisit. Dhe ata duhet sigurisht që për temën e vajit të palmës mos të merren vetëm me pjesën ”Pyjet e Shiut” por edhe aspektin shëndetësor. Pra ne presim më shumë angazhim. Në Norvegji për shembull firmat kanë ulur dukshëm konsumimin e vajit të palmës, duket ulur 2/3 e konsumit”.

Edhe në Itali studimi i EFSA-s i vuri tregtarët dhe prodhuesit në lëvizje. Zingjiri i supermarketeve Coop, menjëherë pas publikimit, i largoi nga raftet qindra produkte që përmbajnë vaj palme. Po ashtu prodhuesi i Barilla’s ndryshoi produktet në ato pa vaj palme dhe promovoi ”Senza Olio di Palma” (Pa Vaj Palme).

Mostra

Por sa janë të ngarkuara ushqimet në Gjermani? Në cilat produkte ushqimore futet esteri glicidil dhe në çfarë sasie? SWR ka zgjedhur në mënyrë të rastësishme 10 produkte që e kane si përbërës vajin e palmës dhe i kanë analizuar në laborator.

Këtu përfshihen:

Krem i pjekur lajthish – në të cilat posaçërisht në një pjesë të madhe merr pjesë vaji i palmës

  • Qumështi për foshnje- ku vaji i palmës kryeson në listën e përbërësve
  • Po ashtu biskota, patatina dhe ushqimet e gatshme- të gjitha të përgatitura me vaj palme

 Rezultatet e vlerave të Glicidolit në mostrat e mara varirojnë nga 0.6 mg/kg deri në 0.1mg/kg

Ramadan Memaj përfaqësues i një pjesë të qumështarëve të Kosovës që vazhdimisht kan ngritur zërin për përdorimin e pakontrolluar të këtij vaji, ka thënë se këto masa për të cilat brengosen gjermanët janë tepër të ulta, përderisa te ne vaji i palmës përdoret si bazë e produkteve kinse të qumështit.

Sipas Memajt disa produkte në Kosovë përmbajnë deri në 30 për qind vaj palme.

E kufizuar, por JO e ndaluar

Faktikisht nuk është e ndaluar. Nuk ka asnjë kufizim për Esterin Glicidil në produkte ushqimore edhe pse është materie e dëmshme dhe e rrezikshme për shëndetin tonë. Komisioni Evropian po planifikon një Rregullore që të fillojë të funksionojë në vjeshtën e vitit 2017. Megjithatë nuk parashihet një ndalim i esterit Gliceril, por vetëm të bëhen kufizime të ndryshme.

  • Vajrat bimore si përbërës pritet të përdoren deri në një limit prej 1mg/kg
  • Për ushqimet e foshnjave vlera e esterit glicidil duhet të jetë 0.007 mg/kg, ndjeshëm më e rreptë

Principi ALARA ( As Low As Reasonably Achievable – Sa më pak që është e mundur)

Por a mund të jetë një kufizim i tillë i mjaftueshëm për mbrojtjen e konsumatorit?

“Për substancat të cilat dëmtojnë ADN-në, të cilat shkaktojnë kancer, ka gjithmonë vështirësi për të vendosur kufizime ose të definohet ndonjë doze maksimale, sepse teorikisht secila molekulë në trupin tonë mund të shkaktoj dëm. Dhe në bazë të kësaj, rrethanat që shkaktojnë kancerin mund të lindin në mënyrë të barabartë. Që atëherë është shumë e vështirë të definohet një vlerë, nën të cilën njeriu mund të ndihet sigurtë. Në një periudhë afatgjatë duhet menduar se këto substance duhet ndaluar”, ka thënë Prof.Edmund Maser, toksiokolog në Klinikën Universitare Kiel.

Instituti Federal Gjerman për vlerësimin e rrezikut sugjeron përdorimin e ALARA. Përkatësisht kur të përkthehet ky princip, bën thirrje që substancat e dëmshme, edhe në vlera më të ulta se vlerat kufitare, duhet reduktuar sa më shumë qe mundemi, aq sa me mjete të arsyshme është e mundshme. Në rastin e esterit Glycerid tek produktet ushqimore, do të ishte më mirë të përdoreshin procese tjera të prodhimit, ose të heqet dorë nga përdorimi vaji i palmës në masë të madhe.

Pika kyçe

“Natyrisht që është e mundur të zëvendësojmë vajin e palmës me vajra tjera: p.sh me vaj ulliri, luledielli ose kokosi. Zëvendësimi i vajit në produktet ushqimore lidhet ngushtë me çmimin. Vaji i palmës është thjesht vaji më i lirë. Për prodhuesit ndërrimi i recetës dhe logjistikës së produkteve bazë, pason me çmim më të lartë”, thotë Gesche Jürgens nga Greenpeace.

Prandaj ekziston frika që vaji i palmës edhe përkundër rregullave dhe kufizimeve do të vazhdojë të mbetet vaji i parapëlqyer në ushqim.