LAJMI I FUNDIT:

As Gjeneratë X, as Gjeneratë Y: Studim i ri për brezin më të “mirë” – ksenialët “analogo-digjitalë”!

As Gjeneratë X, as Gjeneratë Y: Studim i ri për brezin më të “mirë” – ksenialët “analogo-digjitalë”!

Derisa shumica e sociologëve pajtohen se ata që lindën mes viteve 1980 dhe 2000 i përkasin të ashtuquajturës Gjenerata Y (ndryshe milenialët), një profesor i Sociologjisë në Universitetin e Melburnit thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas teorisë së tij, ata që kanë lindur mes viteve 1977-1983 i përkasin mikro-gjeneratës, anëtarët e së cilës quhen ksenialë (Xennials), sepse kanë karakteristikat e Gjeneratës X (të lindur mes vite 1960 dhe 1980) dhe të Gjeneratës Y (vitet 1980-2000), transmeton Telegrafi.


“Ka një hendek mes Gjeneratës X, anëtarët e të cilit shpesh përshkruhen si depresivë në këmisha, dhe Gjeneratës Y që janë optimistë, që janë të varur nga teknologjia dhe që kanë vetëbesim të tepruar”, thotë për Daily Maayil, profesori Dan Woodman.

Ksenialët janë rritur në kohën kur shoqërimi me miq, komunikimi përmes telefonit fiks, gazetave dhe televizorëve ishin burimet kryesore të lajmeve. Kur është fjala te teknologjia, Woodman thotë se kjo mikro-gjeneratë ka përvojë unike në teknologji, ka kujtime të mira për fëmijërinë e nuk shqetësohet se sa “pëlqime” do të marrin publikimet e tyre në Facebook apo në Instagram.

Në të njëzetat, ksenialët u ballafaquan me përparimin ekspansionist të teknologjisë.

“Revolucioni teknologjik na goditi para se të bëheshim me fëmijë e të mësonim gjëra të reja. Teknologjia e re na zuri në periudhën kur ende kemi mundur ta përvetësojmë. Kemi mësuar të konsumojmë mediat e reja dhe jemi pjekur para se të shfaqeshin Facebook, Twitter dhe Snapchat”, thotë ai.

Në një shkrim në Huffington Post, ksenaliaët i përshkroi edhe Anna Garvey – eksperte për rrjetet sociale dhe ueb-marketingun.

“Vitet formuese i kemi kaluar pa ndikimin toksik të rrjeteve sociale. MySpace nisi më 2003, e Facebook më 2006. Nëse keni lindur në vitin 1981 ose 1982, i takoni brezit të fundit që ka diplomuar pa rrjetet sociale”, thotë ajo, transmeton Telegrafi.

Garvey shton se brezi i saj, ashtu si gjeneratat e sodit, në rini shpesh kanë bërë sjellje e thashetheme të palejueshme, po për dallim nga milenialët nuk kanë menduar nëse diçka nga kjo do të përfundojë në rrjetet sociale e as se atë do ta shohin prindërit.

“Për dallim nga Gjenerata X, ishim mjaftë të rinj dhe injorantë të kapemi për Facebook dhe MySpace menjëherë kur u shfaqën ato dhe, njëjtë si milenialët, e dimë se çfarë do të thotë të jemi gjatë në ueb apo për ta ndjekur dikë që na pëlqen në rrjetet sociale”; thotë ajo.

Duhet t’ju përkujtojmë se ksenialët janë gjeneratë “analoge-digjitale” që për herë të parë zbuloi magjinë e shpërndarjes dhe marrjes së përmbajtjes multimediale nga interneti, por që kujtojnë kohën kur kanë blerë audio-kaseta ose kur i incizonin këngët nga radioja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori