LAJMI I FUNDIT:

Gjeneral Harris mirëpret arritjet e FSK-së

Gjeneral Harris mirëpret arritjet e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral-lejtënant Rrahman Rama priti të martën në takim pune komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos së SHBA-ve, gjeneralmajor John Harris, i shoqëruar nga atasheu ushtarak amerikan pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, kolonel Jeffery Fischer si dhe oficerë të tjerë të lartë.

Gjeneral Rama me këtë rast e ka falënderuar gjeneralin Harris për kontributin që Ushtria Amerikane është duke dhënë në kuadër të KFOR-it për 18 vjet me radhë, në mënyrë që në Kosovë të ketë një ambient të qetë dhe të sigurt.


Po ashtu, gjeneral Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për kontingjentin amerikane nga kampi ushtarak Bondsteel për përkrahjen e dhënë FSK-së në përgjithësi dhe në veçanti për zhvillimin e kapaciteteve trajnuese të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së (TRADOK) në Ferizaj.

Gjatë takimit komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama e ka njoftuar gjeneralin Harris edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), përgatitjet e bëra, planifikimet dhe procedurat që janë zhvilluar deri në sot, si nga ministria ashtu edhe në nivel qeveritar e shtetërorë.

Me këtë rast ai e njoftoi gjeneralin Harris edhe me përqindjen e lartë të numrit të komuniteteve pakicë që janë duke shërbyer në radhët e FSK-së si dhe me aktivitetet konkrete që janë duke u bërë për inkuadrimin e sa më shumë pjesëtarëve të rijnë të komuniteteve pakicë.

Gjeneral Harris është ndarë i kënaqur me arritjet e FSK-se sidomos me zhvillimin e pjesëtarëve të saj.

“Është mbresëlënëse që pjesëtarët e FSK-së janë shumë të suksesshëm në shkollat dhe kurset ndërkombëtare ku po marrin çmime të larta për performancën e shkëlqyer”, tha ai.

Po ashtu gjenerali Harris shprehi gatishmërinë për të përkrahur FSK-në në zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori