LAJMI I FUNDIT:

Gjendet në një spital 7-vjeçari i zhdukur pas sulmit në Barcelonë: E gjeti në mes të rrugës, turisti anglez

Gjendet në një spital 7-vjeçari i zhdukur pas sulmit në Barcelonë: E gjeti në mes të rrugës, turisti anglez

Australiani 7-vjeçar, i zhdukur pas sulmit në Barcelonë, gjendet në një spital  të këtij qyteti. Policia katalanse siguroi se ka informuar babanë e vogëlushit, njofton El Pais.

Sulmi terrorist në Barcelonë që shkaktoi vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 88 të tjerëve, ka lënë pas histori të dhimbshme. Një prej tyre është ajo e vogëlushit australian Julian Cadman, i cili ishte me nënën e tij në momentin e sulmit me furgon, por pas tij, ai u zhduk.


Megjithatë, Policia Spanjolle ka konfirmuar se fëmija ndodhet në një spital në Barcelonë dhe se nuk kishte qënë i zhdukur, pasi babai i tij ishte vënë në dijeni që në fillim.

Babai i fëmijës, i cili ndodhej në Sidnei, ishte njoftuar që në fillim për goditjen e rëndë që mori gruaja e tij në sulm bashkë me djalin e vogël. Ndërsa ai mori avionin për në Barcelonë, ishte gjyshi i fëmijës që e kërkoi djalin në rrjetet sociale si të humbur.

Nëna e djalit është në spital në Barcelonë gjithashtu me shumë plagë, në gjendje kritike, por e stabilizuar.

Një media australiane ndërkohë njofton, duke publikuar një foto, se vogëlushi i shtrirë pa ndjenja në tokë si në foton më sipër, duket se është pikërisht Julian Cadman, pas sulmit nga terroristët, citon Syri.net

NJË BURRË GJEN VOGËLUSHIN E PLAGOSUR

Fotot e tmerrshme të marra pak sekonda pas sulmit në Barcelonë tregojnë një fëmijë, që besohet se është vogëlushi Julian, i shtrirë në mes të Las Ramblas pranë një farmacie, ndërsa një grua që besohet se është mamaj e tij është e shtrirë në shpinë aty pranë.

Një skuter për fëmijë është i rrëzuar po aty.

Një burrë që është identifikuar nga The Mirror si turist nga Birmingami me emrin Harry Athwal është afër fëmijës duke u përpjekur t’i japë ndihmën e parë.

“Unë i përkëdhelja flokët tij dhe pse isha i përmbytur nga lotët, qëndrova me të, u ula aty, sepse nuk kisha ndërmend ta lija atë fëmijë në mes të rrugës”, tha Athwal për The Mirror.

“Ai dukej sikur të ishte djali im, ai kishte moshën e tim biri, 7 ose 8 vjeç. Unë vetëm i përkëdhelja flokët, sa për ngushëllim. /Syri.net/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori