LAJMI I FUNDIT:

Gjejnë drogën në banesë, pranga dy femrave

Gjejnë drogën në banesë, pranga dy femrave

Policia e Sanremos arrestoi disa ditë më parë gjashtë persona, pjesë të një organizatë kriminale shqiptare që trafikonte drogë në Itali. Një pjesë e drogës është gjetur e fshehur brenda një okllaie.

Ky send ishte lënë në sedijen e një makine “Jaguar” ngjyrë jeshile, parkuar në qendër të Sanremos. Automjeti drejtohej nga shqiptari Xhani Gjonaj, raporton BalkanWeb.

Pyetjeve të policëve shqiptari u është përgjigjur me nervozizëm dhe kjo ka ngjallur dyshime. Kjo ka bërë që policia ta shoqëronte shqiptarin për në banesën e tij, për të bërë kontroll.


Me t’ju afruar banesës, Gjonaj i alarmuar ka filluar të ulërijë për të lajmëruar bashkëpunëtorët që ishin e ëma, i ati dhe dy femra të tjera.

Në shtëpinë e tyre u gjet 1 kg heroinë e pastër me vlerë 200 mijë euro dhe disa qindra gramë kokainë e marijuanë.

Droga ishte e sapoardhur nga Milano dhe ishte e destinuar për shpërndarje në të gjithë zonën, veçanërisht për rastin e festave të fundvitit.

Mediat italiane shkruajnë se dy nga femrat shqiptare të arrestuara, kanë pasur një sjellje sfiduese ndaj policisë, duke buzëqeshur e pozuar teksa fotografoheshin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori