LAJMI I FUNDIT:

Gjeçaj: Bashkimi e meriton titullin e kampionit

Gjeçaj: Bashkimi e meriton titullin e kampionit

Bledar Gjeçaj ka folur rreth ndeshjes së dytë të serisë finale të basketbollit të Kosovës.

Ish-basketbollisti i Bashkimit, Gjeçaj ka pohuar se skuadra prizrenase e meriton sivjet titullin e kampionit.


“Të shpresojmë por është e vështirë. Ka ardhur që Bashkimi të fitoj një titull për kontributin që ka dhënë në basketbollin kosovar. Prizrenasit kanë treguar një lojë solide, kanë një trajner mjaft të mirë”, ka Bledar Gjeçaj për Supersport Kosova, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë më tutje se Prishina nuk është ajo ekip që jemi mësuar ta shohim si në të kaluarën.

Ndryshe, takimin e parë e ka fituar Bashkimi me rezultat 76-66 në Prishtinë. /Telegrafi/