LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit të kaluar, McLaren e ka dyfishuar prodhimin e veturave (Foto)

Gjatë vitit të kaluar, McLaren e ka dyfishuar prodhimin e veturave (Foto)

Për shumë prodhues automobilistik, viti 2016 ka qenë i dobët si në prodhim, ashtu edhe në shitje, por jo edhe për McLarenin.

Kompania britanike ia ka dalë të prodhojë 3,286 njësi që është dyfish më shumë se numri i atyre të një viti më parë, ndërsa 2,031 prej tyre janë të shitura, transmeton Telegrafi.


Në fakt, McLaren e ka përmirësuar prodhimtarinë prej vetëm 1,654 makinave që i kishte nxjerrë më 2015.

Kjo besohet të jetë bërë falë Sport Series, që e ka ngritur në masë të madhe popullaritetin e këtij prodhuesi.

Modelet më të shitura janë 570S dhe 570GT, por nuk mbesin pas as kërkesat për 650S, 675LT Coupe dhe Spider. /Telegrafi/