LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë rregullat sekrete të dietave të futbollistëve

Gjashtë rregullat sekrete të dietave të futbollistëve

Kur flasim për përmirësimin e performancës profesionale të futbollistëve, nutricioni padyshim se luan rol kyç në këtë aspekt.

Futbollistët profesionistë – siç janë të gjithë atletët elitë – duhet t’i kushtojnë po aq vëmendje të madhe dietës sa i kushtojnë stërvitjeve, transmeton Telegrafi.

Përderisa në të kaluarën ata mund të kenë dalë nga fusha e gjelbër dhe të kenë ngrënë një shujtë me mish dhe çipsa, tani ata i kushtojnë tejet rëndësi nutricionit dhe efekteve që ka ushqimi në performancën e tyre.

“Nutricioni ndikon në çdo aspekt te një lojtar, duke filluar nga nivelet e qëndrueshmërisë e deri te shpejtësia e rikuperimit”, tregon shkencëtari sportiv Armando Vinci, i cili ka punuar përkrah menaxherit të Chelseas, Antonio Conte.

Është e rëndësishme që futbollistët t’i marrin vlerat e duhura ushqyese në sasi të duhura dhe kohë të duhur për t’u siguruar se do të kenë performancë të shkëlqyeshme në fushë të gjelbër.

Dhe padyshim se ka sekrete të caktuara në dietat e tyre nga të cilat mund të mësojmë secili, qoftë nëse edhe ju jeni futbollist apo thjesht dëshironi të keni një sesion të mahnitshëm me ushtrime të intensitetit të lartë në palestër.

1. MOS PINI PIJE SPORTIVE!
Konsumimi i pijeve sportive çdo herë që ushtroni mund t’i pengojë të gjitha efektet të cilat i sjellë puna juaj e vështirë, sepse shpeshherë këto pije kanë sasi të larta të kalorive dhe sheqerit, transmeton Telegrafi.

“Për të konsumuar një pije sportive, ju duhet të ushtroni intensivisht për të paktën një orë që ajo pije t’ia vlejë, përndryshe ju thjesht e futni një sasi të panevojshme të sheqerit në trupin tuaj”, tregon John Brewer, profesor i shkencave sportive.

Përderisa futbollistët ende konsumojnë pije isotonike sportive në ditët e ndeshjeve për t’u furnizuar me karbohidrate, prapëseprapë ata e kanë zvogëluar sasinë të cilën e kanë konsumuar dikur.

2. HANI MISH TË THARË
Nuk është ndonjë sekret se konsumimi i proteinave është i domosdoshëm për rikuperimin e muskujve. Por ekziston edhe një ushqim, të cilin futbollistët për një kohë të gjatë e konsumojnë pas stërvitjeve: mishi i tharë.

“Mishi i tharë posedon sasi të larta të proteinave dhe e furnizon trupin me amino acide të cilat nevojiten për ta ndërtuar, mirëmbajtur dhe rikuperuar muskulin”, tregon Nancy Rodriguez, profesor i shkencave të nutricionit.

3. KUFIZONI PERIMET E CAKTUARA
Shumica e njerëzve e kanë të vështirë t’i tretin perimet e caktuara si patatet, specat, domatet, etj.

Por futbollistëve u kërkohet t’i zvogëlojnë sasitë e salcave të domateve si rezultat se përmbajnë përbërës të cilët e bllokojnë absorbimin e kalciumit nga trupi.

Por ky sugjerim nuk vlen vetëm për futbollistët – edhe lojtarët e futbollit amerikan si Tom Brady nuk njihen si adhurues të perimeve të caktuara.

4. HANI BORONICA, FARA SHEGE DHE VISHNJE
Jo vetëm që konsiderohet si super-ushqim, por boronicat – së bashku me vishnjat dhe farat e shegëve – janë anti-pezmatues dhe kësisoj ndihmojnë në rikuperim, prandaj edhe janë pjesë e rëndësishme e dietave të futbollistëve.

Boronicat në veçanti janë zgjidhje e mahnitshme para një ndeshje sepse e përmirësojnë sistemin e imunitetit.

“Këta antioksidantë mund t’i neutralizojnë rrezatimet e lira të cilat prodhohen gjatë metabolizmit dhe e mbrojnë trupin nga efektet dëmtuese të këtyre rrezatimeve të lira”, thotë Dr. Stewart Laing, transmeton Telegrafi.

Boronicat janë burim i karbohidrateve prandaj u ndihmojnë futbollistëve të mbushen ‘karburant’ para ushtrimeve dhe njëkohësisht nuk e rrisin nivelin e insulinës.

5. MENAXHONI KARBOHIDRATET
Duke ditur se futbollistët djegin tejet shumë kalori, normalisht se atyre u duhen karbohidrate. Por nuk furnizohen me karbohidrate aq shumë sa njerëzit mund të mendojnë, e gjithashtu kujdesen edhe për kohën kur i konsumojnë atë.

Hulumtimet e fundit shkencore kanë zbuluar se është thelbësore të modifikohet koha kur konsumoni karbohidrate duke u bazuar nëse jeni duke stërvitur apo jo.

Futbollistëve profesionalë u duhen rreth 7g karbohidrate për kilogram të peshës trupore gjatë ditëve të ndeshjes për ta optimizuar rezintezën e glikogjenit, por në ditët e rikuperimit kjo sasi bie në 2g për kilogram të peshës trupore.

6. HANI JOGURT GREK PARA SE TË FLINI
Jo vetëm se jogurti grek është burim i mahnitshëm i proteinave, probiotikëve dhe kalciumit, por edhe ndihmon në rikuperimin e trupit kur flini, nëse veç e konsumoni gjysmë ore para se të flini.

“Proteina e cila gjendet në jogurt dhe produkte tjera të qumështit është thuajse e gjitha kazeinë, e cila tretet ngadalë në trup dhe është ideale për rindërtimin e muskujve pas një sesioni intensiv të stërvitjeve, e veçanërisht nëse keni ushtruar me pesha”, thotë Vinci. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori