LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë përfitimet për shëndetin e këmbëve nga veshja e këpucëve funksionale

Gjashtë përfitimet për shëndetin e këmbëve nga veshja e këpucëve funksionale

Kohë më parë, këpucët ortopedike nuk kanë qenë më këpucët më të bukura që mund të vishnim. Edhe pse të vetëdijshëm për funksionet dhe benefitet që këto këpucë kanë, asnjë nga ne nuk kemi zgjedhur të veshim këpucë funksionale me benefite për shëndetin tonë.

Por, tashmë në tregun tonë ka këpucë në trend me modën që po ashtu janë edhe funksionale dhe ortopedike në radhë të parë.


Kështu që, nuk ka asnjë arsyetim që të mos zgjedhni këpucë që janë të duhurat për shëndetin e këmbëve tuaja.

Përfitimet për shëndetin e këmbëve:

1. Këpucët ortopedike sigurojnë mbështetjen e duhur për këmbët tuaja

Jo vetëm që janë dizajnuar për t’u përshtatur me harkun e hapit gjatë ecjes, por këpucët funksionale sigurojnë mbështetje në pjesën e thembrës dhe ndihmojnë në shpërndarjen e peshës trupore në mënyrë të barabartë. Pa mbështetjen e duhur, dhimbjet dhe iritimet e lëkurës së këmbëve do të jenë prezente në çdo sezonë të vitit.

2. Dhimbjet do të reduktohen me përdorimin e këpucëve ortopedike

Një njeri mesatarisht ec 5.000 deri në 10.000 hapa në ditë.

Imagjinoni se sa shumë dëmtime shkaktojnë këpucët me mbështetje të dobët për këmbët tuaja çdo ditë.

Këpucët funksionale janë të krijuara me hapësirë më të madhe tek pjesa e gishtave, në këtë mënyrë sigurojnë lëvizje të lirshme të gishtave.

Ndalojnë këmbët tuaja nga fërkimi me pjesën e brendshme të këpucës, dhe nuk kanë taka të pa përshtatshme që shtyjnë këmbët përpara pozitave jo të rehatshme.

3. Këpucët funksionale inkurajojnë qarkullim më të mire të gjakut

Nëse vuani nga dhimbjet nervore diabetike, këpucët ortopedike mund të jenë shoku juaj më i mirë. Është shumë e rëndësishme për ata që vuajnë nga diabeti të veshin këpucë me mbështetjen e duhur harkore.

4. Problemet e shëndetit të këmbëve mund të ndalohen

Për shkak të teknologjisë se si janë të ndërtuara, këpucët funksionale sigurojnë hark natyral gjatë ecjes duke mos shkaktuar presion dhe probleme gjatë ecjes. Shkaku kryesor i problemeve të shëndetit të këmbëve është veshja e këpucëve jo adekuate.

5. Këpucët ortopedike stabilizojnë dhe drejtojnë trupin gjatë ecjes

Problemet e ndryshme të lëkurës së këmbëve si kërpudhat, lythet, fluskat etj, bashkë me gungat që shkaktojnë këpucët e rrafshëta të zakonshme, shtyjnë trupin të qëndrojë jo drejt për shkak të presionit në këmbë.

6. Këpucët ortopedike janë thjeshtë të duhurat edhe për ata që nuk kanë probleme shëndetësore

Askush nuk duhet të bëjë kompromis me shëndetin! Çka duhet të bërë është t’i sigurojmë vetes rehati, dhe meqë mund të zgjedhim këpucë funksionale dhe të bukura-atëherë nuk ka arsyetim-merrni një hap para dhe kujdesuni për këmbët tuaja sepse ato janë baza e trupit tone.

Çka duhet të bëni tash?

Gjeni këpucët të cilat ju ofrojnë këto benefite dhe siguroni që qëndrimi në këmbë dhe çdo ditë e zakonshme të jetë super e rehatshme për këmbët tuaja.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori