LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë mënyra të thjeshta për të parandaluar hemorroidet

Gjashtë mënyra të thjeshta për të parandaluar hemorroidet

Mund të mos jetë një temë shumë argëtuese për t’u diskutuar, por hemorroidet janë një gjë fare e zakonshme në jetën tonë.

Sipas gestroenterologut amerikan Steven Kussin, të gjithë ne kemi hemorroide por ato shndërrohen në një problem kur bëhen të dhimbshme, shkaktojnë kruarje dhe gjakosje.

Fatmirësisht ka disa mënyra sesi ju mund të parandaloni këto probleme

Konsumoni fibra
Hemorroidet kanë tendencën të shfaqen tek njerëzit që kanë parregullsi në kryerjen e nevojave personale. Një mënyrë fare e thjeshtë dhe efektive për të parandaluar një gjë të tillë është marrja e fibrave nga ushqime si fasulet, drithërat apo frutat si mollët, bananet etj.

Pini ujë
Edhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit është një tjetër metodë për të pasur një rutinë të rregullt të kryerjes së nevojave personale. Pini 6-8 gota ujë në ditë.

Bëni stërvitje
Hemorroidet dhe ushtrimet fizike në fakt kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje duke qenë se stërvitja ndihmon në punën e rregullt të zorrëve ndërsa ngritja e peshave edhe mund t’i shkaktojë hemorroidet. Por një aktivitet i rregullt fizik shmang qëndrimin e gjatë ulur dhe ushtrimin e presionit në enët e gjakut pranë rektumit.

Bëni kujdes me shkarkuesit
Shkarkuesit ju ndihmojnë për sa kohë zgjidhni të duhurit. Shkarkuesit e duhur janë ata që punojnë me të gjithë trupin tuaj dhe jo ata që thjesht simulojnë apo stimulojnë aktivitetin normal fiziologjik.

Mos e shtyni të shkuarit në tualet
Nëse ndieni nevojën të kryeni nevojat personale, mos e shtyni. Kjo është një nga gjërat e domosdoshme që duhet të bëni për të shmangur hemorroidet.

Mos u sforconi
Shtrëngimet dhe ushtrimi i presionit në rektum është një nga shkaqet kryesore të hemorroideve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori