LAJMI I FUNDIT:

Gjalpë me djathë dhie të freskët

Gjalpë me djathë dhie të freskët

Ideale për të shoqëruar mishrat e bardhë ose feta mishi viçi të pjekur në grilë. Është i shijshëm edhe me pastat, i përzier me pak gjethe borziloku në momentin kur përdoret.

Koha e përgatitjes – 5 minuta


Përbërësit:

▪ 150 g djathë dhie i freskët
▪ 150 g gjalpë e butë

Përgatitja:

Në blender hedhim djathin dhe gjalpin dhe i përziejmë për 3 minuta.

Më pas e kalojmë në sitë duke e shtypur me lugë për ta bërë sa më kremoz.

I japim formën e një sallami, e mbështjellim me qese kuzhine dhe e ruajmë në frigorifer deri në momentin kur do të përdoret.

Ruhet shumë mire edhe te ngrirja, në frigorifer.

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj (Shije)