LAJMI I FUNDIT:

Getinjo zbulon kuptimin e thënies “Mnmnmnmn-Mnmnmnmn” (Video)

Getinjo zbulon kuptimin e thënies “Mnmnmnmn-Mnmnmnmn” (Video)

“Tony Montana” është kënga e cila u publikua gjatë këtij viti, e që në fakt lirisht mund të thuhet se ishte ndër këngët më të dëgjuara të estradës.

Vëllezërit Getinjo dhe Mozzik shënuan suksesin e tyre të vitit me këtë këngë, e cila edhe pse ndoshta melodioze për veshët, asnjëherë se kuptuam tekstin e plotë të saj.


Në njërën nga frazat e tekstit, është reperi Getinjo ai i cili vazhimisht përsërit shprehjen: “Mnmnmnmn”, e që në fakt te publiku vazhdimisht parashtrohej një pikëpyetje? Çfarë donte të thoshte ai me këtë?

Mozzik dhe Getinjo prezantojnë babanë e tyre, ja cili i ngjan më tepër (Foto)
Lexo po ashtu Mozzik dhe Getinjo prezantojnë babanë e tyre, ja cili i ngjan më tepër (Foto)

I ftuar mbrëmë (e premte) në emisionin “Top Show Magazine”, Getinjo ka treguar se cili është kuptimi i kësaj shrehje të pakuptimtë, dhe ai u përgjigj: “Ajo fjalë s’do të thotë kurrgjë, unë vetëm jam themelues i fjalës”, gjersa më pas ka ardhur reagimi i menjëhershëm i opinionistit Ervin Kurti me pyetjen “Po ç’fjalë është ajo?”

Reperi ka vazhduar më pas sërish me replikimin duke u shprehur: “Ajo fjalë i bie Mnmnmnmn, ajo s’është asgjë, këtë fjalë nëse e kthejmë në të vërtetën, në atë se çfarë i bie atëherë është me ne, me ne, me ne, pra ti je me ne, pastaj e kam bërë Mnmnmnmn, por kam dashur edhe ta provojë veten se a mund të mësojë gjithë popullin ta thonë një fjalë që s’ka gjuhë, as s’ka fjalor dhe mbi të gjitha s’ka kuptim”, përfundon ai.

Emisioni më pas ka vazhduar me ‘talljen’ e dy opionistëve ndaj reperit, duke thënë me sarkazëm fjalët “Paske bërë një alamet shpikje ti”, apo “Ty bravo të qoftë, sa bukur të ka shkuar mendja”.

Vlen të përmendet se kënga “Tony Montana” deri tani ka arritur të kap shifrën e 16 milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori