LAJMI I FUNDIT:

Geta Beqa do të jetë sërish pjesë e kampionatit botëror për fitnes (Video)

Geta Beqa do të jetë sërish pjesë e kampionatit botëror për fitnes (Video)

‘Bodybuilderja’ Geta Beqa na ka bërë të ndihemi krenarë duke fituar vendin e parë në çdo garë që merr pjesë, por si duket nuk po ndalet me kaq. Ajo pas verës do të zhvillojë edhe dy gara të rëndësishme për karrierën e saj.

Fituesja e medaljes së artë për titullin “Fitness Physique”, të cilin e mori vitin e kaluar në Budapest, Geta në një intervistë për KosovaPress tha se në shtator dhe dhjetor të këtij viti do jetë pjesë e dy garave të radhës për kategorinë e fitnesit për femra.

“Nuk shkoj nëse nuk jam një qind për qind komplet, domethënë nuk kam qejf të dal e dyta apo e treta apo e shtata a 20-ta. Vjet do me thanë e kam marr çmimin e parë, edhe sivjet çmimin e parë, tani i kam edhe dy gara, domethënë në këtë vit e kam në Arnold Clasic më 22 shtator dhe në dhjetor është kampionati botëror”, ka deklaruar ajo.

Falë linjave të saj trupore, Geta Beqa ka arritur të shpallet Kampione e Evropës për Fitnes në muajin maj të këtij viti në Spanjë.

“Në Spanjë ka qenë një eksperiencë shumë emocionuese sepse aty kanë marrë pjesë 46 shtete të Evropës dhe ka qenë një sfidë shumë interesant sepse të gjitha shtetet kanë pas shumë kandidat të cilët kanë përfaqësuar shtetin e tyre, ndërsa Kosova ka qenë me tre kandidat, tre sportist do me thanë edhe kur kemi dal aty kam thanë që mundet me pas ndonjë parregullsi sepse si Federatë ka interes prej shteteve të cilët sjellin më shumë sportistë edhe t’u e ditë që Kosova është vend i vogël, edhe nuk e njeh Spanja, do me thënë kisha frikë shumë që mos t’ia dal në vendin, mos të shpërblehem me atë që meritoj, por aty u pa që ishte korrektësi dhe fitova vendin e parë, jo që fitova vendin e parë por kam fituar me dabëll pikë ma mirë se vendi i dytë dhe i tretë”, është shprehur Geta.
Përveç kësaj eksperience, Beqa ka shpalosur edhe përvojën e saj në “World Fitnnes Day”, i cili u mbajt në Gjermani.

Geta Beqa, sjell një pozë të trupit nga prapa (Foto)
Lexo po ashtu Geta Beqa, sjell një pozë të trupit nga prapa (Foto)

“Në Gjermani ka qenë një pjesë shumë rekreative ka qenë ‘World Fitnes Day’, atje domethënë kemi qenë të ftuara të gjitha trajneret e Kango Jumps që janë në gjithë botën edhe ka pas deri në 10 mijë, 15 mijë që kanë ardhur dhe kanë bo të njëjtën koreografi që e kemi pasur të obligueshme në trajneret edhe ka qenë tepër mirë, tepër emocionuese, sepse kemi pasur miting me krejt trajneret edhe i kemi tregu eksperiencat tona, unë e kam një vit që e bëjnë këtë sport, po për një vit kam arritur të bëj një sukses shumë të madh në Kosovë në Kango Jumps sepse më ka pëlqyer ky sport sepse tregon një pjesë rekreative edhe pse unë e kombinojë atë shumë me fitnes që trajneret tjera nuk e posedojnë në botë dhe të gjitha do me thënë me pyesin si e bënë t’i sepse unë e bëj 30 minuta kango 30 minuta kam fitnes do me thënë është një program i imi që e bëjë me një ndryshim do me thënë me djeg kalori, por edhe për ta ndërtuar turpin, sepse t’i vetëm me djeg pjesën 60 minuta nuk duket bukur”, ka thënë ajo.

Medaljet e fituara e motivojnë më tej Getën për të sfiduar edhe më shumë veten në gara edhe më të vështira siç është gara e organizuar nga trajneri amerikan, Daniel James.

“Çmimin që e kam marrë më bënë që të vazhdoj të punoj akoma ta sfidoj veten në garat edhe më të vështira që tani tutje ka dhe vitin e ardhshëm do me thënë e kam një ftesë nga Daniel James, i cili është trajner i famshëm në Amerikë dhe më ka ftuar atje të marrë pjesë me 10 garueset botërore të sfidohem atje”, shtoi me tej ajo.

Edhe numri i femrave që po përkujdesen për vijat e tyre trupore sipas Getës është rritur dukshëm krahasuar me vitet e kaluara dhe se fitnesin e saj e vizitojnë rreth 90% femra e vetëm 10 për qind meshkuj.

Por krahas kësaj, Beqa ka rekomanduar prindërit që të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre dhe t’i angazhojnë në aktivitete sportive, sepse në këtë mënyrë arrihet deri te një shoqëri e shëndoshë.

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori