LAJMI I FUNDIT:

Gazetari e provoi dietën “Baywatch” të Zac Efronit për dy muaj, shikoni rezultatet (Foto)

Gazetari e provoi dietën “Baywatch” të Zac Efronit për dy muaj, shikoni rezultatet (Foto)

Përgjatë viteve, Zac Efron ka ‘evoluar’ jashtëzakonisht shumë dhe është shndërruar në mashkullin e ëndrrave të shumë femrave, duke poseduar një trup tejet joshës. Por, ndryshe nga Efron, ne shpeshherë shpërqendrohemi nga ushqimet e shijshme, dhe me këtë problem është ballafaquar edhe shkrimtari i “Buzzfeed”, Christopher Hudspeth.

Kur ishte shpërngulur në Los Angjelos, ai kishte shpenzuar pesë muaj duke ngrënë dhe pirë çfarëdo që ia kishte ëndja, dhe duke bërë ushtrime fizike vetëm kur kishte kohë, transmeton Telegrafi.


“E arsyetoja ngrënien e ushqimeve të pashëndetshme duke thënë se jam i ri në këtë qytet dhe bëj gabim nëse nuk i provoj të gjitha ushqimet”, ka treguar ai.

Por, pas muajve duke konsumuar çfarëdo që kishte pasur dëshirë, ai kishte shtuar shumë peshë dhe rastësisht e kishte parë një foto të cilën e kishte ngarkuar në internet aktori Zac Efron gjatë xhirimeve të filmit “Baywatch”.

Hudhspeth kishte arritur të kontaktojë me Patrick Murphyn, trajnerin e Zac Efronit. Murphy kishte pranuar ta ushtrojë gazetarin për tetë javë, dhe ia kishte mësuar atij rutinën “Baywatch”.

Fillimisht, Hudpsethit i ishte kërkuar ta bëjë një “ditar ushqimi” me të gjitha gjërat që i kishte konsumuar javën e mëparshme. Sasia e kalorive të tepërta dhe ushqimit të pashëndetshëm, kishte shpirë që Murphy ta gradojë javën e Hudspethit me notën më të dobët, prandaj edhe ia kishte dhuruar atij një listë me ushqime më të shëndetshme.

Për marrjen e proteinave, ai mund të ushqehej me tuna, të bardhë të vezës, fileta të salmonit dhe gjoks pule; për fruta ai mund të konsumonte molla, dredhëza dhe boronica. Tërshëra, orizi, spinaqi dhe çaji i gjelbër kishin qenë ushqimet dhe pijet tjera të cilat ai mund t’i konsumonte.

Pas përpilimit të programit ushqimor, trajneri ia kishte dhuruar atij një numër ushtrimesh fizike që duhej t’i bënte dy herë në javë. Gazetarit gjithashtu i është dashur ta përpilojë një “periudhë agjërimi”, ku duhej ta caktonte një periudhë tetë-orëshe brenda ditës, ku vetëm gjatë asaj periudhe kishte të drejtë të hante. Thuajse menjëherë Hudspeth kishte filluar të vërejë se flinte më mirë, kishte më shumë energji dhe nuk kishte bark të fryrë.

Kur dëshironte të hante diçka të ëmbël, ai u drejtohej manaferrave, kur dëshironte të pinte diçka tjetër në vend të ujit, ai zgjidhte çajin e gjelbër.

Qysh në muajin e dytë, ai kishte vërejtur muskuj të ndryshëm përgjatë trupit të tij, kishte vërejtur se edhe muskujt e barkut kishin filluar t’i dalin në shesh, ndërsa në fund të muajit të ditë ai ndihej i “skalitur”.

Chris Hudspeth kishte peshuar 87 kilogramë, ndërsa vetëm për tetë jave ai kishte humbur 10 kilogramë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Kalo në kategori