LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët në shënjestër

Gazetarët në shënjestër

Jo rrallë herë në Kosovë gazetarët kërcënohen dhe pengohen në kryerjen e punës së tyre. Një rast i fundit i një sulmi ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, ndaj gazetarit Parim Olluri, i cili drejton gazetën online, Insajderi.

Olluri tha për Radion Evropa e Lirë, se persona të panjohur e sulmuan atë derisa ishte duke shkuar në banesën e tij bashkë me të fejuarën. Ai mendon se motivet e sulmit kanë të bëjnë pikërisht me punën që bën.

“Sulmuesit nuk më thanë asnjë fjalë, e nuk i njihja as kush janë dhe nuk u përmend asgjë “, tha ai.

Olluri tha se shpesh përballet me kërcënime, sidomos përmes rrjeteve sociale nga ata persona të cilët përmendën në raportet që kanë të bëjnë me korrupsioni.

Sulmin ndaj gazetarit të Insajderit e kanë dënuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje organeve të rendit për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit, duke nënvizuar se “sulmet e tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe të medies”.

Autoritet e rendit dhe ato të drejtësisë thanë se rasti po trajtohet me prioritet. Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha rastet që kanë të bëjnë me sulme ndaj gazetarëve, trajtohen me prioritet.

Raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare, Freedom House, e radhit Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar dhjetëra raste të sulmeve e kërcënimeve ndaj punonjësve të medies gjatë këtij viti.

Shkëlqim Hysenaj, kryetar i AGK-se tha se liria e shprehjes në Kosovës vazhdon të jetë e cunguar.

“Kosova ka dështuar që të krijojë një ambient të sigurt për të gjithë gazetarët, mirëpo edhe për njerëz të fushave të tjera që të thonë në mënyrë të pavarur dhe të lirë atë të cilën e mendojnë”, tha Hysenaj.

Tregu i varfër në të cilin gjenden mediat sot në Kosovë, ka bërë që disa prej tyre të varen, në disa raste, nga grupe të caktuara politike apo ekonomike. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut më anë të një komunikate për media thotë se “qëndrimit kritik kundër dukurive negative përmes frikësimit të gazetarëve të medieve elektronike dhe të shkruara, përpjekja për kufizim të lirisë së fjalës përmes frikësimit dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve është rruga drejt anarkisë dhe suspendim të ligjeve në fuqi”.

Ndryshe, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vitin e kaluar ka raportuar rreth 20 raste të kërcënimeve, sulmeve dhe cenimit të lirisë së gazetarëve. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori