LAJMI I FUNDIT:

Gasperini thumbon Interin

Gasperini thumbon Interin

Menaxheri i Palermos, Gian Piero Gasperini, e ka thumbuar ish-ekipin e tij, Inter, një ditë para takimit të këtyre dy skuadrave.

54-vjeçari ishte shkarkuar nga kryesia e Nerazzurrëve pas vetëm tre muajve, për shkak të rezultateve të dobëta.

“Mbrojtja me tre lojtarë tani është bërë e famshme te Interi. Por, kur unë isha atje ata nuk e pranuan”.


”Kur unë u largova nuk isha i zemëruar, më shumë isha i mërzitur dhe i zhgënjyer pasi që kisha krijuar disa marrëdhënie të mira të punës aty”.

“Është frustruese edhe fakti që tani ata e kanë blerë Palacion, një vit pasi unë e kërkova kur isha aty”, ka thënë Gasperini për mediat italiane. /Telegrafi/