LAJMI I FUNDIT:

Gasol deri në moshën 40-vjeçare te San Antonio

Gasol deri në moshën 40-vjeçare te San Antonio

Pau Gasol u pajtua që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tre sezone me San Antonio Spursin.

Basketbollisti spanjoll do të paguhet mbi 16 milionë dollarë, ky do të jetë sezoni i 17 në NBA.


Sezonin e kaluar është paraqitur me një mesatare 12.4 pikë dhe 7.8 kërcime për lojë.

Të gjitha lajmet nga NBA
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga NBA

Pas thyerjes së dorës të djathtë në janar, basketbollisti e humbi vendin në formacion titullar.

Lojtari 37-vjeçar përveç San Antonios dhe Chicago Bulls, Memphis Grizzlies, luajti edhe për Los Angeles Lakers dhe Barcelonën.

Spurs pritet të vazhdojnë bashkëpunimin edhe me 39-vjeçarin, Manu Ginobili. /Telegrafi/