LAJMI I FUNDIT:

Gargano: Icardi dhe Campagnaro do t’i përshtateshin Interit

Gargano: Icardi dhe Campagnaro do t’i përshtateshin Interit

Mesfushori i Uruguait, Walter Gargano, beson se sulmuesi Mauro Icardi dhe mesfushori, Hugo Campagnaro, do t’i përshtateshin shumë klubit Nerazzur.

“Campagnaro është një lojtar që mund të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai është një djalosh i qetë dhe i relaksuar, por ai transformohet kur hyn në fushë. Të gjithë e dinë se ai do t’i ndihmonte shumë Interit”.

“Icardi? Të gjithë kanë parë atë që mund të bëjë ky djalosh. Ai është një lojtar me cilësi të lartë”, ka potencuar Gargano. /Telegrafi/