LAJMI I FUNDIT:

Gara e super-veturave dhe Batmobile në borë (Video)

Gara e super-veturave dhe Batmobile në borë (Video)

Jon Olsson dhe miqtë e tij që kanë super-makina, kanë shkuar në një hapësirë të mbuluar nga bora në Suedi, për të parë se si lëvizin në një vend të rrëshqitshëm.

Në filmimin që është postuar më poshtë, mund të shihni makinat e shpejta dhe luksoze, teksa shfaqin më të mirën e tyre, megjithëse nuk janë të destinuara për këtë terren, transmeton Telegrafi.


Madje, në mesin e tyre është edhe Batmobile, që është krijuar për xhirimin e filmit Bat Man.

Së bashku me veturat tjera edhe ky model unik, është testuar në hapësirën e ngrirë që është vështirë të frenohet dhe të bëhen kthesat e nevojshme. /Telegrafi/