LAJMI I FUNDIT:

Gara më e Madhe e Hackingut në Vend “The day when hacking is legal”

Gara më e Madhe e Hackingut në Vend “The day when hacking is legal”

Konferenca Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi do të sjellë risi të jashtëzakonshme nga fusha e sigurisë online dhe privatësisë. Me 2 Shkurt vjen një mundësi e rrallë dhe unikate për Kosovën dhe Rajonin. Punëtoria “The Day When Hacking is Legal” sjellë në Prishtinë hulumtuesit më të njohur të Kosovës dhe Botës  në sfiden e madhe për të gjetur çdo dobësi në uebfaqet tuaja.

Krahas ekspertëve më të njohur botërorë, edhe të rinjtë kosovarë që llogarisin që kanë talent në këtë fushë  e kanë rastin që të shohin nga afër punën që do të bëjnë hulumtuesit e njohur botëror dhe të bashkëpunojnë me ta për disa orë në ditën e parë të Konferencës me 2 Shkurt. Kjo garë sivjet e ruan origjinalitetin e saj por është pasuruar me ide të reja, zhvillime shumë interesante që do ti përjetojnë vetëm ata që do të kenë fatin të  jenë pjesë e kësaj sfide tetë orëshe.


Një ndër risitë e saj është nxitja e konkurencës mes universiteteve të ndryshme në vend, publike dhe private. Për herë të parë studentë të shkencave kompjuterike nga disa universitete të Kosovës garojnë mes vete për të parë se kush nga ta do të jetë më i miri. Përzgjedhja e studentëve tashmë ka nisur, dhe e gjithë kjo po bëhet përmes punëtorive që po mbahen me këta studentë. Në çdo punëtori nga shumë studentë të këtij drejtimi që kanë interes t’a sfidojnë vetën në fushën e sigurisë, po përzgjidhen më të mirët dhe po krijohen grupet përfaqësuese, që do të jenë pjesë garës kryesore me 2 Shkurt  kur zhvillohet aktiviteti “The Day When Hacking is Legal”.

Këtë kohë partneri organizativ i Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “FindBug”, ka mbajtur për herë të parë në Kosovë garën e mirënjohur XSS, një garë që në shumë vende të Botës, ku fusha e teknologjisë informative ka përparuar tërheqë shumë hakerë.  Tashmë kjo garë është përmbyllur dhe fituesi i saj është hakeri, Lucas Philippe nga Spanja. Edhe Philippe vjen për herë të parë në Kosovë dhe do të jetë pjesë e sfidës së përbashkët “The Day When Hacking is Legal”. Padyshim që për të rinjtë kosovarë që kanë studiuar shkenca kompjuterike dhe kanë pasion fushën e sigurisë kibernetike ky është një rast i jashtëzakonshëm, për të njohur nga afër dhe për të punuar për gjatë gjithë ditës më ekpertë me renome ndërkombëtare.

Nëse doni të dini mbi përdorimin praktikave më të mira për sigurinë tuaj online atëherë punëtoria “The Day When Hacking is Legal”,  është mundësia më unikate që keni provuar deri më tash.

“Dita kur hakimi është legal” sot e tri vite ka identifikuar mbi 100 hulumtues të sigurisë, të cilët përveç përvojes intersante që kanë zhvilluar, kanë përfituar edhe të mira materiale dhe e gjithë kjo u ka shërbyer edhe në karrierë si referencë mbi angazhimet e tyre aktuale.

Për të qenë pjesë e kësaj punëtorie dhe sfidave që do të dalin në pah për gjatë saj, ne tashmë e kemi hapur aplikimin për hulumutues të sigurisë ne email adresen info@findbug.co

Mbështetësi kryesor i edicionit të tretë të kësaj punëtorie është  FindBUG.co.  Ajo cfarë e bën edhe më të vecantë këtë vit aktivititetin “Dita kur hakimi është legal”,  është se raportimi do të bëhet në kohë reale ndërsa vlerësimi për hir të transparencës do jetë live.

BËHU pjesë e sfidës më të madhe të sigurisë online në Kosovë “The Day When Hacking is Legal” dhe mëso për teknikat më të reja që zbulojnë  dobësitë e uebfaqeve në internet.

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Shumë njerëz mendojnë se iPhone i tyre nuk funksionon pas përditësimit më të fundit të iOS, por ka një zgjidhje

Shumë njerëz mendojnë se iPhone i tyre nuk funksionon pas përditësimit më të fundit të iOS, por ka një zgjidhje

Teknologji
Kalo në kategori