LAJMI I FUNDIT:

Gara e kandidatëve për president, shihni sa kanë shpenzuar Clinton e Trump

Gara e kandidatëve për president, shihni sa kanë shpenzuar Clinton e Trump

Publikimi i shpenzimeve elektorale nga dy kandidatët për president në SHBA, Hillary Clinton e Donald Trump, gjatë këtyre muajve, mund të ndikojë shumë në elektorat.

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, çdo lajm i ri mund të bëjë diferencën duke parë pavendosmërinë e votuesve.


Ndonëse Hillary duket se është në epërsi në sondazhe, kundërshtari i saj nuk garanton fitoren dhe lajmi se është ajo që ka shpenzuar më shumë, nuk duket se premton për mirë në fushatën e saj.

Në të dhënat e publikuara nga Komisioni Federal për zgjedhjet, Hillary Clinton ka shpenzuar 83 milionë dollarë, ndërsa Trump ka ndaluar te vetëm 70 milionë.

Në muajt e fundit, ndoshta për shkak të skandaleve që kanë sjellë një mosmarrëveshje me partinë e tij, miliarderi ka dyfishuar investimet në reklama.

Për blerjen e hapësirës në media, Hillary ka shpenzuar thuajse 76 milionë dollarë, ndërsa republikani, duke u bazuar te strategjia e ‘low cost’, ka shpenzuar 23 milionë në një spot komercial vetëm në muajin shtator.

Një tjetër diferencë është sigurisht numri i personave në bordero: kandidatja paguan 800 persona kundrejt vetëm 350 punonjësve dhe këshilltarëve të Trump.

Kohët e fundit, kandidati republikan është interesuar vetëm në sondazhe duke investuar një total prej 1.7 milionë dollarë vetëm në muajin shtator në pesë studime të ndryshme në sondazhe.

Për sa u takon menaxherëve të fushatës së tyre elektorale, Clinton ka paguar Roby Mook, 153 mijë dollarë, ndërsa ish-drejtuesi i Trump, Corey Lewandowski, është paguar 540 mijë dollarë.

Edhe pse është ajo që ka shpenzuar më shumë, Clinton arrin të tërheqë më shumë donacione: në muajin e fundit, ka grumbulluar 154 milionë dollarë, ndërsa rivali i saj ka mbledhur 100 milionë.

Përveç këtyre shifrave, kandidatët gëzojnë edhe donacione private nga ana e grupeve aktive politike.

Kandidatja demokrate, ka pasur mbështetjen e Donald Sussman, rivali milioner i Trump, me një donacion prej 6 milionë dollarë.

Ndërkohë, “NextGen Climate Action Committee”, ka dhënë për fushatën e kandidates 20 milionë dollarë, 18 nga të cilat janë dhunuar vetëm nga Tom Steyer, aktivist ambientalist.

Nga ana tjetër, grupet politike nuk kanë qenë aq bujare me Trump: në shtator, një nga grupet “Make America Number One”, ka grumbulluar vetëm 2 milionë dollarë falë themeluesit Bernie Marcus. /gsh/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori