LAJMI I FUNDIT:

GAP: Qeveria ka ngecur në përmbushjen e rekomandimeve të raportit të KE-së

GAP: Qeveria ka ngecur në përmbushjen e rekomandimeve të raportit të KE-së

Instituti GAP ka prezantuar gjetjet e “Analizës së Buxhetit 2017 dhe rekomandimet e Komisionit Europian”, ku sipas këtyre gjetjeve Qeveria e Kosovës edhe këtë vit ka ngecur në plotësimin e rekomandimeve të Raportit për Kosovën të Komisionit Europian, i cili është publikuar më 1 nëntor 2016.

Kjo është analiza e dytë e këtij lloji, ku tregohet se sa buxheti reflekton me rekomandimet e Raportit të Progresit.


Sipas Agron Demit, analist i politikave në Institutin GAP, nëse shikohen ndarjet buxhtore për vitin 2017, ato janë të njejta me vitet e kaluara. Pjesa më e madhe e buxhetit, sipas Demit, shkon për rrugë, pastaj për asistencë sociale, për pensione dhe paga.

“Shumica e rekomandimeve që dalin prej Raportit për Kosovën kanë të bëjnë me rritjen e stafit në departamentet kyçe që kanë të bëjnë me monitorim dhe zbatim të legjislacionit. Dhe ajo çka po ndodh është se zakonisht institucionet dërgojnë staf aty ku nuk ka nevojë. Nëse shikohet administrata publike në përgjithësi kemi mbingarkim me të punësuar, por nëse shikohen departamentet specifike aty ku ka nevojë të rritet numri i të punësuarve nuk ndajnë buxhet të mjaftueshëm me arsyetimin se nuk ka buxhet. Është e logjikshme që qeveria të mos arrijë të ndajë buxhet për të gjitha sfidat të cilat parashihen në Raportin për Kosovën. Por do të duhej që të prioritizoheshin sicomos çështjet që kanë të bëjnë me adminsitratën publike dhe sundimin e ligjit, dy fusha që prej vitit në vit përsëriten prej Komisionit Europian. Duke parë buxhetin e vitit 2017 ne që tash mundemi me parashiku që Raporti për Kosovën i cili do të publikohet aty nga fundi i vitit nuk do të jetë fare më i mirë sesa Raportet për Kosovën të cilat janë publiku viteve të kaluara,” tha ai

Edhe Berat Thaqi, analist i politikave në Institutin GAP, tha se fushat e monitoruara sa janë zbatuar rekomandimet e Raportit për Kosovën janë Adminsitrata Publike, zhvillimi i tregut, çështjet e punësimit, shëndetësisë dhe çështjet e mediave, statistikave.

“Problem tjetër sa i përket Adminsitratës Publike janë edhe kapacitetet e Kuvendit të Kosovës. Sipas këtij raporti është një numër i madh institucionesh që raportojnë në Kuvend dhe Kuvendi nuk i ka kapacitetet e duhura për monitorim të këtyre institucioneve. Dhe ne nuk kemi parë një rritje thelbësore të buxhetit për rritjen e kapaciteteve në kuvend, apo rritjen e të punësuarve që do të ndihmonin në monitorim më të mirë”, tha Thaqi.

Thaqi po ashtu tha se sipas analizës një përmirësim është bërë tek Agjensioni i Meteorologjisë sa i përket rritjes së investimeve kapitale por edhe aty ka probleme me numrin e të punësuarve për të realizuar misionin e tyre. Në bazë të një vlerësimi të këtyre agjencioneve, ato me kapacitetet ekzistuese mund të realizojnë vetëm 70 deri në 80% të programit të tyre të punës.

Të gjeturat e kësaj analize tregojnë se megjithëse ka përparime në adresimin buxhetor të rekomandimeve të raportit të KE-së, ka ende disa fusha për të cilat nuk është bërë mjaftueshëm.

Ai shtoi se në fushën e sundimit të ligjit, për shembull, Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) i është rritur dukshëm numri i punonjësve, por jo edhe Departamentit për Çështje Ekonomike në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka mungesë të stafit. Edhe Prokurorisë Speciale (PS), si institucion kyç për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk i është ndarë buxhet për plotësimin e pozitave të kërkuara.

“Në fushën e sundimit të ligjit ka një progres sa i përket rritjes së buxhetit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës mirëpo pozitat e kërkuara, pozitat e nevojshme apo të lejuara me buxhet për këto dy institucione nuk janë aprovuar nga Minsitria e Financave”, pohoi Thaqi.

Sipas analizës, raporti i KE-së ka adresuar lidhjen e dobët në mes të subvencioneve dhe granteve dhe produktivitetit në bujqësi. MBPZHR ka zgjedh si metodë të subvencionimit njësinë për hektar të kulturës bujqësore ose në blegtori për krerë, e jo subvencionimin bazuar në rendiment apo prodhimtari. Sipas një analize të Institutit GAP, kjo metodë e subvencionimit nuk ka arritur të ndikojë në rritjen e produktivitetit në bujqësi, prandaj duhet të shqyrtohet që kjo të ndryshojë.

Thaqi poashtu tha se analiza tregon se edhe për këtë vit është konstatuar se buxheti për shëndetësi është më i ulëti në rajon dhe nuk i plotëson nevojat dhe si pasojë e mungesës së buxhetit Ministria e Shëndetësisë nuk arrin t’i përmbushë nevojat bazike.

Gjetjet tregojnë se në fushën e medies, Komisioni i Pavarur për Media (KPM) vazhdon të përballet me vështirësi për mbulim të obligimeve financiare dhe me numër të kufizuar të stafit.

Sa i përket sektorit të statistikave, raporti i KE-së vlerëson ka një mungesë të trajnimeve për stafin e ri sa i përket metodave të mbledhjes dhe kualitetit të statistikave. Sipas raportit, pothuajse të gjitha llojet e statistikave të publikuara nga ASK kanë nevojë të përmirësohen dhe të përshtaten me standardet e BE-së./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori