LAJMI I FUNDIT:

Gani Koci e quan Mimoza Kusarin endacake politike

Gani Koci e quan Mimoza Kusarin endacake politike

Zëvendësministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, i ka dalë në mbrojtje deputetit Labinot Tahiri, duke i reaguar ashpër themelueses së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Koci i PDK-së, e ka quajtur endacake politike kryetaren në largim të Gjakovës.


Postimi i plotë Kocit:

“Endacakja politike, Moza e Kusarëve na paska “shit” parime! 

Po ku janë ato parime tuaja, kur prej qe je në politikë nuk ke lënë gardh pa thy e arë pa u futur dhe pa kullotur politikisht, pa asnjë parim.

A nuk turpërohesh nga “rrugtimi yt politik”!”, ka shkruar Koci në Facebook

Reagimi i Kocit vjen pas deklaratës se Mimoza Kusari-Lilës, e cila duke komentuar deklaratën e Tahirit se “do ta votojë për kryetar Kuvendi kushdo që është shqiptar”, tha se ky është një thjeshtëzim i banalizuar, sepse nuk votohet në bazë të etnisë, por në bazë të parimeve. /Telegrafi/