0Shares

Zëvëndëspresidenti, Adriano Galliani, është shokuar nga shorti i 1/8-ës së Ligës së Kampionëve, që e ka vënë Milanin përballë Barcelonës.

“A e dini se çfarë do të thotë të luash me Barcelonën për të gjashtën herë brenda një viti?”.

“Është vërtet fantastike. Ishte e destinuar që ne të luajmë ndaj tyre, pasi ekipet tjera nuk kanë mundur të vihen përballë për shkaqe të ndryshme dhe kështu ne ishim opsioni gjeneral. Barcelona luan futbollin më të mirë dhe ka lojtarët më të mirë në botë”.

“Por, ne do të tentojmë t’i eliminojmë, ne do të shikojmë në paraqitjet e fundit ndaj tyre për të mësuar dhe për të përmirësuar lojën tonë”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)