LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Robinho do të shitet te Santosi

Galliani: Robinho do të shitet te Santosi

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka zbuluar se Santosi është në krye të garës për transferimin e yllit brazilian, Robinho.

Një prej krerëve më të lartë Rossoner po qëndron momentalisht në Brazil ku po negocion me klube të ndryshme për lojtarët brazilian, Pato dhe Robinho, ndërsa është vet Galliani ai që zbulon detajet e para.

“Ekziston mundësia që Robinho të shitet te Santosi. Ne nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë marrëveshje me Flamengon dhe ende nuk e dimë se çfarë ka për të thënë Atletico Mineiro”, është shprehur Galliani.


Corinthians besohet se nga ana tjetër ka shfaqur interes konkret për Paton, i cili nuk ka të ardhme te Milani. /Telegrafi/