LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Tab S3 vjen me lapsin digjital S Pen

Galaxy Tab S3 vjen me lapsin digjital S Pen

Galaxy S8 dhe S8 Plus do të zbulohen zyrtarisht më 29 mars. Kështu, ato kanë liruar vendin për Galaxy Tab S3 në konferencën MWC, ku pajisja do të marrë vëmendjen kryesore nga produktet e kompanisë.

Sipas një raporti të ri, thuhet se tableti i ri nga Samsung do të ketë edhe stilolapsin elektronik, S Pen. Pajisja shtesë do të vijë ndaras nga Tab S3 dhe nuk ka vend të posaçshëm në pajisje.


Një tjetër raport i ri bën të ditur se Samsung do të hjeq modelin 8 inç të tabletit. Kështu, tableti do të vijë vetëm në madhësinë e ekranit prej 9.7 inç.

Për më shumë, detajet tjera të pritura në tabletin e ri janë hapësira ruajtëse prej 32GB, lidhja Cat.6 LTE, Gigabit Wi-Fi dhe Bluetooth 4.2.

Tableti pritet të vijë në ngjyrë të zezë dhe të argjendtë. Bazuar në spekulimet e mëhershme, pajisja do të përdor procesorin Snapdragon 820, RAM memorien prej 4GB, rezolucione ekrani prej 2048 x 1563 pikselë, kamerën kryesore me 12MP dhe atë për selfie me 5MP.