LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note 8 vjen para iPhone 8, merren vesh detajet për fabletin e ri!

Galaxy Note 8 vjen para iPhone 8, merren vesh detajet për fabletin e ri!

Lirisht mund të thuhet se Galaxy Note 7 ishte katastrofal, vitin e kaluar. Pas njoftimeve se fableti po shpërthente në flakë, Samsung u detyrua të tërhiqte një sasi të tyre, e më pas u detyra ta tërheq atë nga tregu tërësisht.

Ndërsa disa thashetheme të hershme thanë se kjo fatkeqësi e fabletit e shënoi fundin e linjës për Galaxy Note të Samsung, ndërkaq kompania jugkoreane vetë e ka konfirmuar se do të kthehet në 2017 me versionin e ri të Note 7 i cili në disa vende ku është lëshuar mund të blihet për  gjysmë çmimi. Ndërsa tani radha i ka ardhur pasaardhësit – Galaxy Note 8.

Samsung tradicionalisht e lanson modelin e ri të fabletit të saj Note në shfaqjen e teknologjisë IFA në Berlin, që i bie se Galaxy Note 8 do të debutojë në fillim të shtatorit 2017.

Gjatë prezantimit të rezultateve financiare, Samsung e konfirmoi se do të lansojë një model të dytë të fabletit gjatë gjysmës së dytë të vitit, dhe pa dyshim se ky do të jetë Galaxy Note 8.

Duke pasur parasysh se lansimi i Note 8 është mjaft larg prej tani, nuk ka asnjë fjalë se sa do të kushtojë Galaxy Note 8. Megjithatë, me çmimet Galaxy S8 që kanë filluar prej 680 funtash, pritet që Note 8 të shkoj më shumë se £ 700 funta, gjithsesi.

Specifikat e Note 8 pritet të përfshijnë ekranin me 6.3inç në 3840×2160 piksel dhe cilësinë Super AMOLED në ekranin e lakuar, lapsin digjital S Pen, skanerin e përmirësuar iris, sensorin e gishtave në ekran, asistentin virtual ‘Bixby’ AI, – Qualcomm Snapdragon 835, 6GB RAM, Android 7.0 Nougat, certifikimin IP68, 64GB memorie, microSD, mbushjen e shpejtë dhe pa tela, dhe shumë specifika tjera të avancuara.