LAJMI I FUNDIT:

Galaxy J7 shfaqet në GFXBench

Galaxy J7 shfaqet në GFXBench

Në shkurt GFXBench kishte shfaqur pajisjen që kishte emërimin Galaxy J7. Tani, një version tjetër i pajisjes është shfaqur në të njejtën faqe, duke treguar specifikat më të mira.


Nga informatat e publikuara bëhet e ditur se Galaxy J7 do të ketë ekran Full HD prej 5.5 inç, së bashku me kamerat prej 12MP në të dy anët.

Sipas GFXBench, telefoni do të fuqizohet nga procesori Exynos 7870 me shpejtësi prej 1.5 GHz. Memoria e telefonit thuhet të jetë prej 2.8 GB ndërsa hapësira ruajtëse është prej 16GB.

Të dy kamerat do të mund të xhirojnë në Full HD.