LAJMI I FUNDIT:

Galatasaray dëshiron transferimin e Mandzukicit

Galatasaray dëshiron transferimin e Mandzukicit

Skuadra turke, Galatasaray dhe trajneri i tyre i ri, Igor Tudor janë të etur për të bërë një ofertë për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Sipas raporteve në Turqi, Galatasaray e shohin qendërsulmuesin kroat si një përforcim ideal për sezonin e ardhshëm.


Mandzukic do të jetë në gjendje të arrijë në Stamboll vetëm në qoftë se ata do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe tani Galatasaray janë në vendin e tretë pas Fenerbahces dhe Besiktasit liderë.

Zyrtare: Podolski zbulon skuadrën e tij të re (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Podolski zbulon skuadrën e tij të re (Foto)

Klubi turk shpresojnë se premtimi i një vendi titullar në ekipin e parë në rolin e qendërsulmuesit dhe prania e bashkëkombësit të tij kroat, Tudor, mund të bindë Mandzukicin për të bërë një lëvizje në Stamboll, përcjell Telegrafi.

Kroati mbush 31 vjet në maj dhe është nën kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2019.

Mandzukic ka 29 gola në 74 paraqitje për ekipin e parë të Kroacisë dhe u bashkua me Juven në vitin 2015 për një shifër prej 19 milionë eurove nga Atletico Madrid.

Mandzukic: Më pëlqen formacioni i ri i Juventusit
Lexo po ashtu Mandzukic: Më pëlqen formacioni i ri i Juventusit

Edhe pse tani Mandzukic është titullar në formacionin e Juventusit, ai është duke u përdorur në një rol jo shumë të preferuar për të, pasi po luan mesfushor anësor i krahut të majtë, apo si mbështetës i dytë i sulmuesit Gonzalo Higuain.

Megjithatë, forma e tij është superiore pasi këtë sezon ai ka kontribuar në shtatë gola dhe pesë asistime në 33 ndeshje zyrtare për ‘Zonjën e Vjetër’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori